• youuinsttaaffccbb
TEST
4, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Ameli dhe Miriam kanë nisur përgatitjet për festa, e vogla mëson të këndojë

Ameli dhe Miriam kanë nisur përgatitjet për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri. E vogla e familjes ka filluar të mësojë këngët për Krishtlindje, pranë pianos bashkë me të ëmën. Miriami publikoi foton e vajzës së saj dhe shkruajti: “Duke mësuar këngët e krishtlindjeve. Alban po të presim me mall”.

Këngëtari i njohur është aktualisht në SHBA për disa koncerte. Artistja e vogël e familjes ka vendosur t’i bëjë të gjitha vetë duke krijuar një performancë të plotë, këngë dhe kërcim. Miriam ka publikuar edhe një ‘InstaStory’ ku tregon se Ameli i ka përshtatur tekstet sipas dëshirës.

Si vajzë e dy artistëve më të njohur në Shqipëri, e vogla me siguri do të ketë një të ardhme të ndritur, pasi talenti ka nisur të shfaqet që tani./revistawho.com