Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më! 02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen” 02/03/2026
”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë! 02/03/2026
“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije… 02/03/2026
Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP? 02/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

Amerika kërkon zyrtarisht tërheqjen e “Samsung Galaxy Note 7” 

16/09/2016
in Pa kategori
Reading Time: 2 mins read
A A
Amerika kërkon zyrtarisht tërheqjen e “Samsung Galaxy Note 7” 

Rregullatorët amerikanë të sigurisë kanë kërkuar tërheqjen e “Samsung Galaxy Note 7″ nga tregu pasi aparati ka shkaktuar dëme të përdoruesit – nga zjarret te dëmtimi i aparatit.





Sipas “The Guardian”, Samsung kishte filluar vetë në mënyrë vullnetare tërheqjen e modelit nga tregu, por Kryetari i Komisionit Amerikan për Mbrojtjen e Konsumatorit, Elliot Kaye, ka kritikuar fuqimisht Samsung-un që nuk është koordinuar sa duhet. Duke nënvizuar se puna e bërë për tërheqjen  e aparatëve nuk ka qenë efektive dhe se për këtë nuk ka një recetë, ai ka shtuar se “kushdo që beson se një përpjekje e njëanshme do të jetë e mjaftueshme, duhet të bëjë më shumë se sa të kontrollojë  telefonin e tij”.

Kaye u ka bërë thirrje të gjithë konsumatorëve “të heqin dorë nga telefoni menjëherë sepse ky produkt paraqet rrezik të lartë dhe shkakton zjarr”.


Vetë Samsung ka thënë se problemi përfshin smartfonët 2.5 në të gjithë botën, ndërsa autoritetet thonë se ka të paktën 1 milionë në SHBA. Ndërsa më parë kompania është ofruar për t’i zëvendësuar telefonat, ajo tani u ofron konsumatorëve zëvendësim ose rimbursim të plotë.

Kujtojmë, thotë “The Guardian” se kjo ngjarje vjen ndërkohë që Samsung është në një betejë të ashpër me Apple, për përkujdesjen ndaj blerësve të smartfonëve. Apple sapo ka prezantuar së fundmi versionet e fundit të iPhone e saj.

Ndërkohë, zyrtarët amerikanë të sigurisë së aviacionit kanë ndërmarrë hapin e pazakontë të paralajmërimit të pasagjerëve ajrorë të mos e karikojnë telefonin gjatë fluturimeve. Drejtuesi i Samsung-ut në Shtetet e Bashkuara u kërkoi falje të enjten klientëve. “Ne nuk i plotësojnë standardet e përsosmërisë që ju prisni dhe meritojnë”, – tha Tim Baxter, President i Samsung Electronics në Amerikë, në një video të publikuar nga kompania.

Kritika të tjera kanë ardhur edhe për mënyrën se si Samsung e menaxhoi situatën, që nga njoftimet e para për problemim e aparatit të ri e deri më sot. Në fillim ata thanë se do të zëvendësojnë telefonat problematikë por nuk njoftuan se mund të ketë të tjerë telefona që kanë probleme. “Deklaratat Samsung lënë shumë konsumatorë të hutuar”, – tha Tuong Nguyen, një analist i industrisë së teknologjisë së lartë, “dhe se kjo mund të ketë ndikim në besimin e përgjithshëm të konsumatorit, veçanërisht pasi ne jemi duke folur për një pajisje më të fundit”.

“Njerëzit që blenë telefonin e bënë këtë për të marrë cilësinë më të mirë të mundshme dhe po ashtu shërbimin”, – ka thënë ai, duke shtuar se ata nuk gjetën asnjërën.

Tags: Note 7Samsung Galaxysmartphone
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!
Pa kategori

Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!

26/02/2026
Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme
Pa kategori

Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme

25/02/2026
“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!
Pa kategori

“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!

19/02/2026
Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?
Pa kategori

Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?

03/02/2026
Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!
Pa kategori

Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!

30/01/2026
Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit
Pa kategori

Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit

11/01/2026
Next Post
Noizy dedikim Encës: Jam krenar për ty (FOTO)

Noizy dedikim Encës: Jam krenar për ty (FOTO)








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera