Moderatorja e ëmbël e ekranit shqiptar, Amarda Toska, është në pritje të fëmijës së dytë. Ajo bashkë me partnerin e saj Ermal Mamaqin duket se janë shumë të lumtur dhe mezi po e presin ardhjen në jetë të fëmijës së tyre. Çifti akoma nuk na ta zbuluar nëse Joeli, djali i tyre do të bëhet me motër ose me një vëlla, megjithatë moderatorja na tregon se si duket gjatë pritjes së ëmbël. Në fotot e publikuara gjatë pushimeve të tyre, Amarda duket shumë e bukur me barkun e rrumbullakosur. E qeshur dhe pozitive si gjithmonë, por duket se shtatzënia i ka dhënë akoma më shumë nur.