Amos Zaharia, vëllai i Elia Zaharias, aktores që do të lidhë sot kurorë me Princ Lekën, ka publikuar foton e parë nga pritja e organizuar këtë mëngjes në pallatin ku do të jetojë çifti. Në foton e publikuar, veç Amosit simpatik, duken edhe prindërit e tij, aktorja Yllka Mujo dhe babai i tij, drejtues i disa prej shkollave më të njohura në Tiranë, Gjergj Zaharia. Revista Who do të sjellë orë pas ore detaje dhe fotografi nga organizimi i sotëm.