Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen” 27/01/2026
“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen  27/01/2026
Për kë po xhelozon Devis Xherahu? 27/01/2026
Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin 27/01/2026
Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet! 27/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Ana e errët e Jonida Vokshit, si duket nën petkun e vejushës që flirton me Salsano Rrapin

25/02/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Ana e errët e Jonida Vokshit, si duket nën petkun e vejushës që flirton me Salsano Rrapin

Prezantuesja e emisionit “Thurje”, Jonida Vokshi, nuk mund ta lërë për asnjë moment pasionin për kinemanë, që është dhe dashuria e saj e parë. Vajzën e qeshur të “Digitalb” tashmë e shohim në rol protagonist në serialin komedi “Skanderbeg”, ku intepretojnë aktorë të njohur nga Shqipëria dhe Kosova. Në të parin serial komik historik, prodhim i “Digitalb”, ngjarja zhvillohet në Mesjetë, në shekullin e 15-të, një periudhë e patrajtuar në serialet televizive.





Jonida është Lula në serial, ndryshe vejusha, një nga gratë më të bukura të Kështjellës. Ajo ngre lart moralin e luftëtarëve duke u shitur verë me të shtrenjtë dhe duke flirtuar me ta. Ëndrra që ka është të ndihet si një zonjë e vërtetë, pasi Pilo Hanxhiu që interpretohet nga Salsano Rrapi të lërë për të gruan, Zojën.

b0de1620-70fa-4fba-b73f-2987cf8c66b8---0


Nga ana e tij moderatori i “Portokallisë”, Salsano, që luan hanxhiun Pilo, në këtë serial nuk i beson askujt e nuk do askënd, me përjashtim të Sheqerkës, dhisë së vet të preferuar. I përfshirë në tregti të zezë me kampin turk, Pilo jeton me frikën se në çdo çast mund të zbulohet, të futet në burg dhe hanin t’ia marrë Teodori.

Ndryshe nga Lula, ai ka një ëndërr të fshehtë, që lufta të vazhdojë përgjithmonë, kalaja të mos bjerë kurrë, e tregtia e zezë të lulëzojë pa mbarim.

4444Bashkë me historinë e flirtit të Jonidës me Salsanon (në film kuptohet), ju sjellim dhe fotot ku aktorët shfaqen të transformuar me veshje që na kthejnë pas në kohë, pikërisht në periudhën e Skënderbeut. Po cili është boshti i historisë, ku bazohet seriali? Një kështjellë rrethohet nga një pasha i egër (Mensur Safqiu).

Komandanti i kështjellës, Kont Urani (Vedat Bajrami) dhe ndihmësi i tij, Prifti (Ermal Mamaqi) shpresojnë te ndihma e Gjergj Kastriotit. Kur marrin vesh që Gjergji do të qëndrojë në male për të sulmuar turqit pas shpine, situata në kështjellë bëhet dramatike. Ata duhet të vrasin mendjen si t’u mbijetojnë të gjitha kurtheve e sulmeve të turqve, ndërkohë të sigurojnë që jeta në kështjellë të vazhdojë normalisht.

15803735_1852428081671507_8360461722099646464_n

Aktorët më të njohur të Shqipërisë e Kosovës bëhen bashkë për të sjellë këtë version të historisë në mënyrë komike. Përveç Salsanos dhe Jonidës ata janë: Ermal Mamaqi, Vedat Bajrami, Salsano Rrapi, Laert Vasili, Mensur Safqiu, Amos Zaharia, Erjona Kakeli, Besmir Bitraku, Vin Bejleri, Marin Orhanasi, Ergys Çekrezi, Romir Zalla, Valina Muçolli, Kristi Çavo, Eva Murati etj., bashkë me pjesëmarrjen speciale të Zyliha Milotit./Panorama

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”
Breaking News

“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”

27/01/2026
“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen 
Breaking News

“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen 

27/01/2026
Për kë po xhelozon Devis Xherahu?
Breaking News

Për kë po xhelozon Devis Xherahu?

27/01/2026
Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin
Breaking News

Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin

27/01/2026
Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet!
Breaking News

Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet!

27/01/2026
Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike
Breaking News

Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike

26/01/2026
Next Post
FOTO/ Ndryshimi drastik i këngëtares shqiptare, shikoni çfarë ka bërë

FOTO/ Ndryshimi drastik i këngëtares shqiptare, shikoni çfarë ka bërë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera