• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles

Ana Lika flet për finalen e ‘Dance with me’, zbulon se ajo nuk është fituese

Mbrëmë ishte programuar të transmetohej finalja e ‘Dance with me’, por për shkak të ngjarjeve në Parlament dhe për shkak se spektakli kërkonte plot 3 orë transmetim, u shty për të hënën e 25 dhjtorit. Është bërë e ditur tashmë se finalja është regjistruar dhe flitet se fitues janë shpallur Xhensila me Trimin. Ndërkaq Ana Lika e ftuar në programin “Chaud Patate” në ‘Nrg Radio’ ka zbuluar se ajo nuk është fituese e këtij edicioni të ‘Dance with me’. “Unë nuk kam qenë kurrë fituesja e DWM dhe nuk do të jem fituesja e këtij spektakli”-u shpreh ajo, duke i ‘zhgënjyer’ të gjithë pasi pritej që kupën ta rrëmbente Ana dhe partneri i saj Albi, për shkak të talentit që kanë shfaqur gjatë këtyre javëve. “Dua të bëj një emision si Opinioni”, iu përgjigj ajo me shaka, pyetjes se ku do ta shohim në të ardhmen. “Kam dy vjet që kërkoj ta nxjerr Fevziun nga tregu se është shumë serioz”. Me sa duket shumë shpejt Anën mund ta shohim si moderatore të ndonjë emisioni televiziv.