Andrew dhe Tristan Tate kanë lënë pas Rumaninë, duke u nisur me një avion privat drejt Shteteve të Bashkuara. Largimi i tyre vjen pas një vendimi të autoriteteve rumune, të cilat kanë lejuar vëllezërit Tate të dalin nga vendi, ndonëse ata mbeten ende nën hetim për akuza si trafiku i qenieve njerëzore dhe evazioni fiskal.
Ky zhvillim shënon një tjetër kthesë në sagën e vëllezërve Tate, të cilët prej kohësh janë në qendër të vëmendjes për akuzat me të cilat përballen.
Për momentin, ata do të qëndrojnë në SHBA, një vend ku ishin betuar se s’do të riktheheshin më kurrë si pasojë e asaj që ata quajnë “kulturë perëndimore”, ndërsa pritet të mësohet më shumë mbi ecurinë e çështjes së tyre në javët në vijim.








