Andrra Destani, bashkëshortja e Sinan Hoxhës, është në pritjen e ëmbël të fëmijës së saj të parë dhe po e shijon në maksimum shatzëninë e saj. Së fundmi bukuroshja ka postuar një foto ku tregon se është në javën e 37-të dhe ka bërë një dedikim për fëmijën. Ja çfarë shkruan ajo: ” Ti je thesari im, lumturia ime dhe gjithë jeta ime. Që nga çasti kur ndjeva lëvizjet e tua të para e kuptova që pasuria që nuk i gjendet çmimi është dikush që rritet brenda meje. Je ti ëngjëlli im”.