Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë 13/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”! 13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan! 13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin! 13/02/2026
“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo? 13/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Angela Martini emocionon me pritjen për bashkëshortin: Pas 6 vitesh, më në fund në shtëpi!

31/03/2025
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
Angela Martini emocionon me pritjen për bashkëshortin: Pas 6 vitesh, më në fund në shtëpi!

Modelja e njohur Angela Martini ka emocionuar ndjekësit e saj me një postim prekës në Instagram, ku ndan gëzimin për kthimin e bashkëshortit të saj, Dragoș Săvulescu, në shtëpi pas një beteje të gjatë ligjore. Në videon e publikuar, Martini tregon momentin e përzemërt të rikthimit të tij në Los Anxhelos, duke e shoqëruar me një mesazh domethënës:





“Gjashtë vite zjarr. U kthyem në shtëpi me dritë. Lufta ndërtoi historinë dhe dashuria shkroi fundin. Jeta është një film. Pas gjashtë vitesh përpjekjesh, besimi dhe qëndrueshmërie – ia dolëm. Më në fund jemi sërish bashkë në L.A.”

Në postimin e saj, modelja shqiptare nënvizoi se ky rrugëtim ka qenë i mbushur me sfida, por në fund drejtësia triumfoi.


Një betejë ligjore që zgjati gjashtë vite

Bashkëshorti i saj, biznesmeni rumun Dragoș Săvulescu, ka kaluar vite të vështira për shkak të një çështjeje ligjore në Rumani, e cila në fund rezultoi të ishte e padrejtë. Gjykata e Lartë e Drejtësisë në Rumani anuloi urdhrin e arrestit për të, duke konfirmuar se ndjekja e tij ishte abuzive dhe e pabazuar ligjërisht. Italia kishte rrëzuar dënimin e tij prej kohësh, duke i dhënë shtetësi italiane dhe duke e shpallur të pafajshëm, por autoritetet rumune vazhdonin ta përndiqnin padrejtësisht.

Martini, e cila ka qenë një mbështetje e palëkundur për bashkëshortin e saj gjatë gjithë kësaj kohe, theksoi rëndësinë e besimit dhe forcës për të përballuar sfida të tilla:

“Mrekullitë ekzistojnë. Engjëj njerëzorë u shfaqën në momentin dhe vendin e duhur, duke na udhëhequr kur kishim më shumë nevojë. Ishte një betejë e tmerrshme – por ne fituam.”

Pas një periudhe të gjatë përpjekjesh, çifti më në fund ka mundësinë të jetojë i qetë, duke e konsideruar këtë moment si një kapitull të ri në jetën e tyre. Pritja emocionuese dhe fjalët e sinqerta të Angelës kanë prekur ndjekësit e saj, të cilët kanë uruar çiftin për fundin e lumtur të kësaj historie të gjatë dhe të mundimshme.

 

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë
Breaking News

“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë

13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!
Breaking News

Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!

13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!
Breaking News

(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!

13/02/2026
“Të dua”,  çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?
Breaking News

“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?

13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?
Breaking News

Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?

13/02/2026
“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!
Breaking News

“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!

13/02/2026
Next Post
Ka pasur apo jo David Beckham marrdhënie me ish-asistenten e tij?

Ka pasur apo jo David Beckham marrdhënie me ish-asistenten e tij?








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera