Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Zbardhet nata e dytë e Fest 64′ Salsano Rapi një monolog mbi aktualitetin, sistemin e drejtësisë dhe MJEKËSINË! 18/12/2025
U dërgua me urgjencë në spital, ja si është gjendja e Albës 18/12/2025
Fotot me Jozin pushtuan rrjetin, reagon Loredana Brati 18/12/2025
Lediani na e bëri që qartë që s’është ndarë nga Elhaida! 18/12/2025
Leonardo DiCaprio nuk e paska parë Titanikun dhe ne (s)u habitëm! 18/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Angela Martini fushatë sensibilizuese për 8 Marsin: Dashuri për gjyshet 

03/03/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A

Me një dedikim prekës, të shkruar plot ndjenjë e mallëngjim, Angela Martini ka shprehur sot dashurinë për gjyshen. Supermodelja tregon se prezenca e “Nana Dogës” ishte shumë e rëndësishme për fëmijërinë e saj. Përmes këtij dedikimi ajo therrët për dashurinë ndaj grave, nënave e veçanërsisht ndaj gjysheve në këtë prag 8 Marsi. Ja çfarë shkruan bukuroshja shkodrane: “Nuk e di si do të kish qenë fëmijëria ime pa prezencën tënde. Madje tani që e mendoj, nuk e di në do të isha kjo që jam sot pa këshillat e tua… Po flas për ty gjyshja ime, për ty që flas kaq rrallë e kaq pak, por që të dua e të mendoj kaq shumë. Po shkruaj për ty ‘nana Doga’, që gjithë jetën tënde e ktheve në shembull për nipërit e mbesat, që kurrë nuk na gjykove, që gjithmonë na le të bënim gjërat që donim vetë, që na le të gabonim, të rrëzoheshim, e që me dashurinë që vetëm një gjyshe di të japë na ndihmove të ngriheshim. 8 marsi në të gjithë botën është ditë proteste për të drejtat e grave, por unë dua që këtë vit në Shqipëri, 8 marsi t’i kushtohet gjysheve. Gjyshes sime, gjyshes tënde, atyre që nuk pritën kurrë të merrnin mbrapsht dashurinë që dhanë, por që më shumë se kushdo tjetër e meritojnë vëmendjen dhe përkushtimin tonë në ditët e zbardhjes. “Gjyshja të shikon teksa rritesh, duke e ditur që do largohet e para prej teje. Ndoshta ndaj të do më shumë se të gjithë”, – lexova diku, ndaj le t’ia bëjmë më të bukura vitet e fundit, duke i thënë se sa shumë i duam, se sa shumë kemi nevojë për to. Bëhuni edhe ju pjesë e kësaj fushate. Postoni foton me gjyshen tuaj dhe shkruani historinë e tyre… Vendosni poshtë saj hashtag #DhuroniDashuriPërGjyshet #NukKaSiGjyshet #GjyshjaImeËshtëMëEMiraNëBotë





Mos harroni: Një gjyshe është një nënë të cilës i ofrohet një mundësi e dytë”.


Tags: angela martini
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Zbardhet nata e dytë e Fest 64′ Salsano Rapi një monolog mbi aktualitetin, sistemin e drejtësisë dhe MJEKËSINË!
Breaking News

Zbardhet nata e dytë e Fest 64′ Salsano Rapi një monolog mbi aktualitetin, sistemin e drejtësisë dhe MJEKËSINË!

18/12/2025
U dërgua me urgjencë në spital, ja si është gjendja e Albës
Breaking News

U dërgua me urgjencë në spital, ja si është gjendja e Albës

18/12/2025
Fotot me Jozin pushtuan rrjetin, reagon Loredana Brati
Breaking News

Fotot me Jozin pushtuan rrjetin, reagon Loredana Brati

18/12/2025
Lediani na e bëri që qartë që s’është ndarë nga Elhaida!
Breaking News

Lediani na e bëri që qartë që s’është ndarë nga Elhaida!

18/12/2025
Leonardo DiCaprio nuk e paska parë Titanikun dhe ne (s)u habitëm!
Breaking News

Leonardo DiCaprio nuk e paska parë Titanikun dhe ne (s)u habitëm!

18/12/2025
Angelina Jolie thyen heshtjen pas më shumë se 10 vitesh për mastektominë
Breaking News

Angelina Jolie thyen heshtjen pas më shumë se 10 vitesh për mastektominë

17/12/2025
Next Post
Edhe vëllai i Kim Kardashian, xhiron video intime

Edhe vëllai i Kim Kardashian, xhiron video intime








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera