Modelja shqiptare Angela Martini dhe bashkëshorti i saj, Dragos Savulescu kanë zgjedhur Mykonos, një prej ishujve më luksozë në Greqi për të kaluar pushimet. Çifti duket se nuk ka qenë vetëm.
Nga fotot dhe pamjet e postuara prej tyre në ‘Instagram’ shihet se dyshja ka kaluar disa momente të bukura nën shoqërinë e këngëtarit Italian, Eros Ramazzotti dhe jo vetëm.
Ka qenë vetë bashkëshorti i modeles, i cili ka ndarë me ndjekësit e tij virtualë foto ku shfaqet nën shoqërinë e këngëtarit shumë të dashur për shqiptarët.\revistawho.com