Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Të kisha dhe biletën tënde”, udhëtimi i trishtë i Selvijes, pa Shpatin! 15/12/2025
Ish-shoqja e dhomës thyen heshtjen: Parashqevia e vërtetë… 14/12/2025
Kiara i tha “jo” diçkaje që shumica nuk e refuzon kurrë dhe rezultati ishte thjesht magjik! 14/12/2025
Sekreti i pamjes së J.Lo? Shikoni mamanë dhe motrat e saj dhe do ta kuptoni menjëherë! 14/12/2025
“E shkuara ime është e vdekur”, Bes Kallaku flet pa filtra për ndarjen dhe forcën për të vazhduar përpara 14/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Angela Martini rrëfen si kurrë më parë historitë e jashtëzakonshme të nënës dhe gjyshit të saj

13/04/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 5 mins read
A A
Angela Martini rrëfen si kurrë më parë historitë e jashtëzakonshme të nënës dhe gjyshit të saj

Anxhela Martini është një nga modelet më të njohura me origjinë shqiptare. Karriera e saj ka nisur shumë vite më parë, kur fitoi ‘Miss Universe Albania 2010’. Pas fitores së konkursit të rëndësishëm të bukurisë, Martini vendosi të largohej drejt SHBA-së për të vazhduar ëndrrën e saj, me synimin për të prekur pasarelat ndërkombëtare. 11 vite mbasi është larguar nga vendlindja, Angelina ka rrëfyer në një intervistë ekskluzive për ‘ThriveGlobal’, si ka nisur rrugëtimi i saj dhe të gjitha planet aktuale për karrierën dhe jetën e modeles.
E pyetur për vështirësitë që ka hasur në fillimet e karrierës së saj, Angela ka rrëfyer: “Jam rritur në Zvicër dhe një ditë po shikoja një program televiziv në MTV për modelet në Miami. Ëndrra ime më e madhe ishte të bëhesha modele në SHBA, sidomos në New York. Teksa shikoja show-n vendosa në atë moment thjesht ta lija Zvicrën dhe të shkoja në Miami, ku mund të përgatitesha për të shkuar në New York. 3 ditë pas këtij momenti isha në Miami. Prenotova vetëm për 1 natë në një hotel pa pasur asnjë takim, mezi flisja anglisht dhe u nisa për tek një nga agjencitë më të mëdha, ju dola para përfaqësuesve dhe ju thashë: “Përshëndetje, jam Angela Martini dhe dua të bëhem modele”. Ata u habitën nga guximi im, por reaguan mirë duke më thënë se më pëlqenin, por duhet të kthehesha në Zvicër që të aplikonin për vizën time të punës. Unë isha e vendosur që nuk do largohesha kështu që ju thashë të më strehonin në një nga apartamentet që ata kishin për modelet dhe do të punoja pa para derisa ata të bënin gati vizën time. Ky moment ndryshoi gjithë jetën time. Karriera si modele u zhvendos në NYC duke më bërë Miss Shqipërinë të renditur më mirë në Miss Universe. Kjo gjë më hapi rrugët për të arritur këtu ku jam sot, duke punuar për librin tim të parë. Pas të jetuarit për 11 vite në SHBA jam e emocionuar më shumë se kurrë që po ndaj me botën një kapitull të ri në jetën time.”
Një nga pikat kulminante të intervistës së modeles shqiptare ishte rrëfimi i saj për librin e parë që ka shkruar. Angela ka treguar se i është përkushtuar shkrimit të librave për të zhvilluar karrierën e saj dhe në këtë mënyrë ajo mendon se do të përcjellë mesazhe të forta tek lexuesit nëpërmjet historive reale. Libri i parë i saj lidhet me jetën e nënës së 32-vjeçares dhe vështirësitë që ka hasur ajo. Martini ka zbuluar 2 historitë më të veçanta që janë të përfshira në libër.
“Historia e parë është ajo mbi të cilën bazohet i gjithë libri. Historia e mrekullueshme e një femre të fortë, nënës sime, Nexhi. Ajo ka lindur në Shqipërinë komuniste si një nga 6 fëmijët e një familjeje të varfër, është martuar 4 herë (dy nga të cilat me të njëjtin burrë), ka bërë dy fëmijë, ka gjetur dashurinë e vërtetë në moshën 47-vjeçare, u zhvendos në Zvicër dhe mësoi gjermanisht për pak muaj duke u bërë një mësuese gjermane, ka qenë udhëheqëse e një fushate dedikuar femrave dhe ka fituar çmimin nga UNESCO për këtë projekt. Gjithashtu në libër tregohet për përballjen me vështirësitë nga njerëzit që mundoheshin ta ndalnin. Kemi përballuar probleme të mëdha nga sistemi politik dhe familja jonë”, tregoi Anxhela.
Bukuroshja me origjinë shqiptare ka treguar historinë e pabesueshme të gjyshit të saj, i cili ka qenë i burgosur në kampet naziste. Ajo ka ndarë me të gjithë mënyrën se si ai shpëtoi nga pushkatimi.
“Historia e dytë që dua të ndaj është një kapitull i veçantë nga libri dhe është historia e gjyshit tim, Muho që duhej të ishte vrarë në kampet naziste. Një ditë të gjithë të burgosurit në kamp u vendosën në rresht nga oficerët gjermanë. Ata i vunë gishtin të tretit në radhë për ekzekutim. Të gjithë ishin të tmerruar. Ata nisën të numëronin, arma qëlloi dhe njeriu i parë mori një të shtënë në kokë. Nisi sërish numërimi dhe sërish dikush u qëllua. Të gjithë nisën të luteshin, të qanin, të përgjëroheshin, një skenë e tmerrshme. Nisi numërimi dhe sërish një i tretë u qëllua në kokë. Të burgosurit nisën të numëronin veten për të parë kush do të ishte i radhës. Gjyshi im ishte ai që duhej të ekzekutohej. Ai mbyll sytë dhe mendon për familjen. E pranoi vdekjen në heshtje. “Në fund të fundit të gjithë do vdesim, për mua nuk paska qenë e thënë të jetoja”,-po mendonte me vete. Me sytë e mbyllur duke pritur të ekzekutohej, papritur dëgjon një të bërtitur dhe sheh teksa i burgosuri që duhet të ekzekutohej para tij kishte nisur të vraponte me shpresën se nuk do e vrisnin. Oficerët në gjakftohtësi e qëlluan në shpinë dhe pastaj në kokë. Rreshti u prish dhe gjyshi im nuk numëroi më pasi në mendjen e tij kishte ardhur fundi dhe këtë e pranoi me dinjitet. Teksa mbante sytë mbyllur ndjeu të shtënën dhe shoku më i mirë i tij që e kishte ngjitur u shtri i vdekur në tokë. Ai u habit dhe po qante në heshtje që shpëtoi, ndërsa oficerët vazhduan numërimin për të vrarë dhe 20 të burgosur të tjerë. Një histori e tmerrshme dhe e guximshme që më ka treguar gjyshi im. Kjo histori më bën të ndihem mirënjohëse për kurajon që përtej shansit që ai pati, sot unë mund të ndaj këtë histori me botën”, rrëfeu modelja.
Me shumë emocione, Angela Martini është shprehur se mesazhi që ajo do që të marrim si shoqëri është që të mos ankohemi për gjërat që nuk i kemi, por duhet të besojmë dhe të mos viktimizohemi kurrë. Ndërsa mesazhi i dytë sipas saj është që të duam dhe të jetojmë çdo ditë sikur nuk jemi lënduar kurrë më parë. Kujtojmë se Angela është duke shkruar librin e dytë dhe njëkohësisht është producentë e dy filmave./revistawho.com





Tags: angela martinifamija e sajhistorikarrieralibermodele
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Të kisha dhe biletën tënde”, udhëtimi i trishtë i Selvijes, pa Shpatin!
Breaking News

“Të kisha dhe biletën tënde”, udhëtimi i trishtë i Selvijes, pa Shpatin!

15/12/2025
Ish-shoqja e dhomës thyen heshtjen: Parashqevia e vërtetë…
Breaking News

Ish-shoqja e dhomës thyen heshtjen: Parashqevia e vërtetë…

14/12/2025
Kiara i tha “jo” diçkaje që shumica nuk e refuzon kurrë dhe rezultati ishte thjesht magjik!
Breaking News

Kiara i tha “jo” diçkaje që shumica nuk e refuzon kurrë dhe rezultati ishte thjesht magjik!

14/12/2025
Sekreti i pamjes së J.Lo? Shikoni mamanë dhe motrat e saj dhe do ta kuptoni menjëherë!
Breaking News

Sekreti i pamjes së J.Lo? Shikoni mamanë dhe motrat e saj dhe do ta kuptoni menjëherë!

14/12/2025
“E shkuara ime është e vdekur”, Bes Kallaku flet pa filtra për ndarjen dhe forcën për të vazhduar përpara
Breaking News

“E shkuara ime është e vdekur”, Bes Kallaku flet pa filtra për ndarjen dhe forcën për të vazhduar përpara

14/12/2025
“Dritat po fiken”, Pirro Çako kujton nënën e ndjerë: I bleva pemën e jetës, por…
Breaking News

“Dritat po fiken”, Pirro Çako kujton nënën e ndjerë: I bleva pemën e jetës, por…

13/12/2025
Next Post
Adelina Tahiri i habit të gjithë, zbulon garderobën luksoze

Gjithmonë ‘trendy’, Adelina Tahiri është e fiksuar pas këtij aksesori që shumë nuk e kanë vënë re








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera