Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
A do të bëhet pjesë e BBV5? Këngëtari i njohur paska ndryshuar mendim!  08/12/2025
Publike më në fund: Ja data kur nis Big Brother VIP Albania 5! 08/12/2025
“Sa bukur qaje, hajde…” Erik Lloshi trondit me propozimin e gazetarit pas vdekjes së Shpat Kasapit 08/12/2025
“U detyrova të largohem”/ Linda Rei rrëfen ç’ndodhi në prapaskenat e BBVK 08/12/2025
Ivanka Trump i paska sytë nga Shqipëria dhe këto janë 3 librat që po lexon për ne! 08/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Puthja virale e 15 viteve më parë, Angela Martini kujton momentin me Trump që bëri xhiron e rrjetit!

06/12/2025
in Breaking News
Reading Time: 3 mins read
A A
Puthja virale e 15 viteve më parë, Angela Martini kujton momentin me Trump që bëri xhiron e rrjetit!

Presidenti Donald Trump dikur u përfol gjerësisht pasi u fotografua sikur po puthte ish–Miss Albania Angela Martini në vitin 2011, edhe pse ishte i martuar me Melania Trump. Ngjarja ndodhi gjatë një fotosesioni të Miss Universe në New York, ku Martini ishte e ftuar si ish–konkurrente.





Fotot që qarkulluan asokohe krijonin idenë e një puthjeje në buzë, por tani, pas gati 15 vitesh, Angela Martini tregon për Daily Mail çfarë ka ndodhur vërtet.

Ajo kujton se gjatë provave të Miss Universe 2010, ku ajo garonte për Shqipërinë, Trump e kishte vënë re papritur, ndërkohë që ajo ishte ulur në një qoshe e dëshpëruar për shkak të asaj që e quajti “favorizime”.


Ajo thotë:“I pashë njerëz që supozohej të ishin neutralë, por po favorizonin disa vajza që në fillim”.

Sipas Martin-it, Trump e kishte pyetur ish–presidenten e Miss Universe, Paula Shugart, se kush ishte ajo vajza shqiptare. Shugart i ishte përgjigjur:
“Ajo është shumë e vështirë, ka qëndrime, nuk i ndjek rregullat”.

Megjithatë, Trump kishte këmbëngulur të njihej me të. Angela tregon se ai i ishte afruar, ishte prezantuar dhe më pas i kishte thënë Shugart:
“Dua që ajo të shkëlqejë”.

Angela përfundoi e gjashta në Miss Universe 2010 dhe thotë se Trump ishte korrekt dhe profesional gjatë gjithë kohës:
“Ai ishte shumë i sjellshëm. Nuk flirtonte kurrë. Ishte shumë profesional”.

Këto dëshmi bien ndesh me akuzat e mëparshme të disa ish–konkurrenteve, të cilat stafi i Trump i ka quajtur “akuza pa bazë”.

E famshmja “puthje” që u bë virale

Në 2011, një foto e saj me Trump u bë lajm ndërkombëtar për shkak se dukej sikur ata po putheshin. Por Angela sqaron:

“Ishte thjesht një iluzion optik”.

Ajo shpjegon se këndi i kamerës e ka shtrembëruar momentin, duke e bërë të duket më intim se ç’ishte në realitet. Ata thjesht i kishin dhënë njëri-tjetrit një puthje në faqe.

“Ishte e pavërtetë, por duket çuditshëm në foto, sepse edhe një vajzë tjetër në krah ka një shprehje të çuditshme sikur është e habitur”, tregon ajo.

Ajo thotë se në atë kohë është gjykuar rëndë nga publiku, por nuk e ka lënë ta dëmtojë, sepse, siç thotë vetë: “Njoh të vërtetën time”. Trump dhe ekipi i tij nuk e kishin kontaktuar pasi gjithçka “nuk ishte e vërtetë”.

Angela shton se vite më pas është takuar sërish me Trump dhe Melania dhe të dy kanë qenë “shumë të sjellshëm”:
“Kam pasur gjithmonë një marrëdhënie shumë respektuese me të. Nuk kam ndjerë kurrë energji të keqe”.

Romanca e shkurtër me Kanye West

Pas Miss Universe, Angela thotë se një ditë është telefonuar rastësisht nga Kanye West, pasi reperi e kishte parë në një tapet të kuq dhe kishte gjetur numrin e saj. Ai e kishte ftuar për drekë në ABC Kitchen në New York.

Ajo kujton:
“Ai ishte me truprojen e tij dhe thjesht po më komplimentonte orën dhe çantën. Atij i pëlqen të vërë re detajet e vogla të modës”.

Më pas, Kanye e kishte ftuar në studio për t’i dëgjuar projektet muzikore të reja, por lidhja u shua shpejt sepse Angela shpesh mërzitej.

Ajo thotë se Kanye i thoshte:
“Si mund të mërzitesh me mua? Të gjithë duan të jenë këtu dhe të dëgjojnë këtë muzikë të re”,
dhe Angela ia kthente:
“Po, por nuk dua të rri gjithë ditën këtu për të dëgjuar muzikë. Dua të bëj edhe gjëra të tjera”.

Më vonë atë vit, Kanye e kishte telefonuar për t’i thënë se duhet të shkëputeshin, sepse do të fillonte të takohej me Kim Kardashian.

Dashuria, martesa dhe divorci i vështirë

Angela më vonë u martua me biznesmenin rumun Dragos Savulescu, i cili për vite u përball me akuza për korrupsion e përvetësim, akuza nga të cilat u shpall i pafajshëm. Në tetor ajo ka paraqitur kërkesën për divorc.

Ajo thotë:
“Kemi pasur një histori shumë të bukur, intensive dhe jashtëzakonisht të rëndë. Luftonim kundër një sistemi. Por pesha mbetet. Ndjeva se ishte gjëja e duhur në atë moment”.

 

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

A do të bëhet pjesë e BBV5? Këngëtari i njohur paska ndryshuar mendim! 
Breaking News

A do të bëhet pjesë e BBV5? Këngëtari i njohur paska ndryshuar mendim! 

08/12/2025
Publike më në fund: Ja data kur nis Big Brother VIP Albania 5!
Breaking News

Publike më në fund: Ja data kur nis Big Brother VIP Albania 5!

08/12/2025
“Sa bukur qaje, hajde…” Erik Lloshi trondit me propozimin e gazetarit pas vdekjes së Shpat Kasapit
Breaking News

“Sa bukur qaje, hajde…” Erik Lloshi trondit me propozimin e gazetarit pas vdekjes së Shpat Kasapit

08/12/2025
“U detyrova të largohem”/ Linda Rei rrëfen ç’ndodhi në prapaskenat e BBVK
Breaking News

“U detyrova të largohem”/ Linda Rei rrëfen ç’ndodhi në prapaskenat e BBVK

08/12/2025
Ivanka Trump i paska sytë nga Shqipëria dhe këto janë 3 librat që po lexon për ne!
Breaking News

Ivanka Trump i paska sytë nga Shqipëria dhe këto janë 3 librat që po lexon për ne!

08/12/2025
Dolce largohet papritur nga “Grande Fratello”, lë mbrapsht një letër 
Breaking News

Dolce largohet papritur nga “Grande Fratello”, lë mbrapsht një letër 

07/12/2025
Next Post
Ka vetëm një pjesë në fytyrën e Kris Jenner pa ndërhyrje estetike!

Ka vetëm një pjesë në fytyrën e Kris Jenner pa ndërhyrje estetike!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera