Angela Martini është suprizuar në mënyrën më të bukur nga partneri i saj, Dragos Savulescu. Modelja ka ndarë në llogarinë e saj një video ku vëmendjen maksimale e kanë marrë petalet e trëndafilave të kuq dhe gjithë buqetat që kanë mbuluar dhomën e saj.
“U ngrita me këtë pamje, mendoj se ai me do”, ka shkruar Martini krah postimit në ‘Instagram’.
Kjo duhet të jetë një nga surprizat më të bukura për Angelën, e cila ka pohuar prej kohësh se ndihet shumë e dashuruar. Megjithatë kjo nuk është hera e parë që Dragos i dhuron momentet më të lumtura bashkëshortes së tij mes luleve dhe dedikimeve romantike./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/CHGcFr-HpC7/?igshid=131dkactpg6uf







