Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të vetizolohet pasi mjeku që e ka vizituar së fundmi, ka rezultuar të jetë pozitiv me ‘Covid-19’.
Merkel do të vazhdojë ta ndjekë punën e saj nga shtëpia, duke u karantinuar teksa dhe do të kryejë testet e nevojshme ndaj ‘Corona Virus’.
Gjermania ka regjistruar deri më tani 93 viktima nga Covid-19 dhe ka 24447 raste të prekura. Pas këtyre shifrave, Gjermania ka vendosur të mbyllë kufijtë me vendet e tjera duke ruajtur kështu maksimalisht sigurinë e njerëzve në të. Masat e marra atje pritet të përforcohen në ditët në vijim, njëjtë si në të gjitha vendet e tjera europiane dhe jo vetëm./revistawho.com