Brad Pitt ka reaguar ndaj akuzave të ish-bashkëshortes Angelina Jolie. e cila deklaroi se ai e ka dhunuar atë dhe fëmijët e tyre gjatë një fluturimi me avion privat në vitin 2016. Përfaqësuesi i aktorit tha për CNN se pretendimet e bëra në një kundërpadi të re të paraqitur më 4 tetor janë “plotësisht të pavërteta”. Angelina Jolie në akuzën e saj pretendon se ajo dhe dy prej fëmijëve janë sulmuar fizikisht nga Pitt teksa po fluturonin nga Franca për në Los Angeles. Ata kanë debatuar rëndë, ngjarje që siç ka treguar aktorja ka përfunduar në ofendime, sharje dhe dhunë fizike. Gjatë bisedës së tyre, aktori ka tentuar ta godasë dhe në këtë moment për ta ndaluar kanë ndërhyrë fëmijët e tyre. Në këtë ndërhyrje, ai ka lënduar njërin nga fëmijët, teksa ka goditur tjetrin në fytyrë. Kjo duket se ka qenë dhe arsyeja e fortë që e ka çuar Jolie-n të kërkojë direkt divorcin. Megjithatë Pitt i ka mohuar akuzat.








