• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Angelina Jolie flet për skenat e seksit me Brad Pitt

“Skenat erotike me burrin? Gjëja më e çuditshme në botë”. Angelina Jolie ka zbuluar se sa e vështirë ishte të xhironte skenat e seksit me bashkëshortin e saj Brad Pitt, në filmin më të fundit të çiftit të famshëm hollivudian, ku Jolie është edhe regjisore, transmeton “Indeksonline”. 40-vjeçarja tha për “Entertainment ëeekly” se ishte “gjëja më e çuditshme në botë” xhirimi i një nga skenave të seksit në filmin “By The Sea”. “Është gjëja më e çuditshme në botë të jesh nudo në vaskë, ndërkohë që bashkëshorti yt është te dera dhe do të hyjë brenda për të bërë dashuri me ty, në prani të një tufe burrash me kamera. Skenat e seksit janë gjithmonë të çuditshme, por bëhen edhe më shumë kur po i xhiron me personin me të cilin ti bën vërtetë seks”, tha Jolie.