Angelina Jolie është fotografuar në Neë York City me vajzën e saj më të vogël Vivienne Jolie-Pitt, 15 vjeç, të martën pasdite. Aktorja 48 vjeçare dukej elegante me një fustan të gjatë të lirshëm, një xhaketë të zezë oversize mbi supet e saj, një çantë lëkure YSL dhe me taka Christian Louboutin. Jolie i kishte kapur flokët dhe mbante syze dielli të mëdha. Vajza e saj Vivienne ishte veshur me bluzë të bardhë më mëngë të gjata, pantallona të zeza të gjera dhe atlete Converse. E reja shoqëronte të ëmën teksa të dyja i priste makina. Vivienne është një nga gjashtë fëmijët që Angelina ndan me ish-bashkëshortin Brad Pitt.









