Beteja ligjore e Angelina Jolie dhe Brad Pitt për fabrikën e verës e cila ishte në pronësi të të dyve dikur, ka zbuluar një tjetër sherr të tyre të vitit 2016.
Së fundmi, Jolie ka paraqitur në gjykatë një akuzë të rëndë ndaj Pitt-it. Ajo e akuzon atë se ka dhunuar fëmijët e saj gjatë një udhëtimi në avion.
Asokohe teksa dyshja po fluturonin nga Franca për në Los Angeles, kanë debatuar rëndë, ngjarje që ka përfunduar në ofendime, sharje dhe dhunë fizike.
Sipas aktores, gjatë bisedës së tyre, Brad ka tentuar ta godasë, dhe në këtë moment për ta ndaluar kanë ndërhyrë fëmijët e tyre. Në këtë ndërhyrje, aktori ka plagosur njërin nga fëmijët, teksa ka goditur tjetrin në fytyrë. Kjo duket se ka qenë një arsye e fortë që e ka çuar Jolie-n të kërkojë divorcin menjëherë.








