Angelina Jolie është një nga aktoret të mira të kinematografisë botërore. Këtë herë ajo ka zgjedhur një sfidë të re, një film i ri. Aktorja do të luajë sopranon e njohur, Maria Callas. Filmi do të tregojë historinë e trazuar, të bukur dhe në të njëjtën kohë tragjike të jetës së sopranos së famshme.
Skenari është firmosur nga krijuesi i “Peaky Blinders” dhe “Spencer”, Steven Knight. Filmi do të fokusohet në ditët e fundit të Maria Callas në Paris në vitet 1970. Në një deklaratë, Angelina është shprehur entuziaste për rolin.
“Unë e marr shumë seriozisht përgjegjësinë që kam për të paraqitur jetën dhe trashëgiminë e saj”, ka thënë ajo.








