Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni! 04/03/2026
“Lëre se është shumë pis”, Selena i puth këmbët të shoqit pas fotos që u bë virale! 04/03/2026
Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot! 04/03/2026
Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës! 03/03/2026
Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma! 03/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Angjelin Prejlocaj me një “Liqen Mjellmash” të pazakontë, nis sot Festivalin e Tiranës

20/09/2024
in Jetë, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Angjelin Prejlocaj me një “Liqen Mjellmash” të pazakontë, nis sot Festivalin e Tiranës

Me biletat e sallës së Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit të shitura për të dyja netët e premierës së “Liqenit të Mjellmave”, koreografi i njohur me franko-shqiptar Angjelin Prejlocaj ka dalë sot në një konferencë shtypi përpara gazetarëve për të folur për edicionin e tretë të Festivalit Ndërkombëtar të Kërcimit në Tiranë (IDFT), që çelet sonte në Tirapë pikërisht me shfaqjen e tij.
Edicioni i tretë i festivalit do të zhvillohet nga 20 shtatori deri më 12 tetor 2024 në Tiranë dhe Prejlocaj, si drejtor i artistik i këtij festivali, ka njohur publikun me shfaqjet që do vijojnë, por u është përgjigjur dhe interesimit të gazetarëve për performancën e sotme të trupës së tij. Me një përshtatje më bashkëkohore të veprës muzikore të Tchaikovskit, ai rikthen këtë vepër monumentale të repertorit klasik të baletit, pa u larguar nga vepra origjinale dhe rrëfen historinë e mjellmës që përballet me problemet e epokës tonë.






Përgjatë 3 javëve të Festivalit Ndërkombëtar të Kërcimit, Tirana do të gjallërohet nën ritmin e kërcimit bashkëkohor. Angelin Preljocaj, koreografi franko-shqiptar dhe drejtori artistik i festivalit, është i angazhuar për të promovuar artin e kërcimit në të gjithë Shqipërinë, me synimin që brenda 5 viteve të ardhshme Tirana të zhvillohet si një nga kryeqytetet evropiane dhe qendrat e rëndësishme të kërcimit bashkëkohor. Çdo vit, Shqipëria bëhet skena e Festivalit Ndërkombëtar të Kërcimit në Tiranë (IDFT), duke tërhequr artistë, koreografë dhe entuziastë të kërcimit nga e gjithë bota. Festivali njihet për performancat e guximshme dhe inovative, dhe ofron një platformë të posaçme, që bën bashkë shprehitë tradicionale me format bashkëkohore.
Festivali i organizuar nga shoqata IDFT në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Bashkinë e Tiranës dhe Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit do të ofrojë një program me kompani dhe koreografë të njohur evropianë dhe shqiptarë, si dhe performanca innovative, të cilat do të nxjerrin në pah koreografët e së ardhmes. Kështu, festivali afirmon edhe trashëgiminë kulturore të vendit në skenën ndërkombëtare.


Ky festival do të përmbajë gjithashtu seminare, masterklasa dhe takime interaktive, duke bërë të mundur që audience të njohë më thellë kërcimin dhe çështjet që e rrethojnë. Këto shkëmbime mes artistëve dhe audiencës do të krijojnë një dialog dinamik dhe informues, duke pasqyruar diversitetin dhe pasurinë e skenës së kërcimit.
Performancat do të zhvillohen në disa vende emblematike, si Teatri i Operës dhe Baletit, Teatri Kombëtar, sheshi “Skënderbej”, dhe Vila 31, duke u ofruar vizitorëve një përvojë përfshirëse të shpirtit kulturor të Tiranës.


ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!
Jetë

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!

24/02/2026
Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat…
Lajme

Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat…

18/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!
Jetë

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!

13/02/2026
Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!
Jetë

Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!

12/02/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Next Post
“Më pëlqejnë këto kile”, Kiara nuk i la pa përgjigje ata që e pyesin për peshën pas lindjes!

“Më pëlqejnë këto kile”, Kiara nuk i la pa përgjigje ata që e pyesin për peshën pas lindjes!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera