Nuk është kurrë vonë të mësosh diçka të re, si përshembull një gjuhë të huaj. Siç kanë thënë mësuesit e familjarët tanë kudo i gjente një drekë apo darkë familjare: “Mësoje anglishten se do të duhet”, kështu është dhe rasti me tezen e Jonida Vokshit.
Në moshën 60- vjeçare, pa kurrëfarë hezitimi e ngurimi, ka nisur të mësojë anglishten, duke shkruar anash çdo fjale shqip, mënyrën si shkruhet ajo në anglisht.
“Kur fillon të mësosh anglishten 60- vjeç. Tezja ime më e mira”, ka shkruar Jonida, krah postimit që nuk ka nevojë për më shumë koment. Fotoja dhe dëshira flasin vetë!/revistawho.com








