Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Adrola flet për lidhjen me Capital T: Më pëlqen privatësia, ky Shën Valentin ishte surprizë! 14/03/2026
17 vjet diferencë me partneren, Blero flet hapur: Mashkulli duhet të jetë… 14/03/2026
Duhet ta lexojmë patjetër këtë rrëfim të Samantës për periudhën postpartum! 13/03/2026
Megan Fox rikthehet në Instagram me fotosesion provokues, komenti i ish-it ndez rrjetin! 13/03/2026
Nga Grammy-t në Hollywood, Billie Eilish përgatitet për rolin e parë si aktore me “The Bell Jar”! 13/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Anjeza Shabani në lot/Apeli se liron, Avokati:Fajin e ka edukatorja që …

15/07/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Anjeza Shabani në lot/Apeli se liron, Avokati:Fajin e ka edukatorja që …

Gjykata e Apelit Tiranë vendosi të mos lirojë nga qelitë e paraburgimit Anjeza (Husha) Shabanin, administratoren e kopshtit privat “Diren”, e akuzuar për dhunimin e një 3­-vjeçari.





Në seancë prokuroria paraqiti provën rënduese për të akuzuarën. Sipas Akuzës, ekspertiza ka gjetur shenja të dukshme dhune në trupin e fëmijës së keqtrajtuar nga Anjeza Shabani.

Argumentet e avokatit dhe lutjet në lot e ngashërim të vetë 33-­vjeçares para trupit gjykues, nuk bindën gjykatën për një masë më të butë sigurie.


Vendimi i Apelit u vulos nga një treshe gjyqtarësh të kryesuar nga gjyqtarja Evjeni Sinoimeri. Në vendimin e shpallur vetëm me diapozitiv, Apeli miratoi vendimin e dhënë nga Shkalla e Parë për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për Shabanin, për akuzat e “shpërdorimit të detyrës” dhe të “keqtrajtimit të të miturit”.

Lutja e Anjezës

Qetësia në të cilën Anjeza Shabani u shfaq gjatë seancës në Apel u prish në momentin që avokati i saj i përmendi të bijën 2-­vjeçare.

“Klientja ka një vajzë të mitur, që ka nevojë për të ëmën”, ishte një nga argumentet e avokatit Roland Islami për gjykatën. Kaq mjaftoi që e dyshuara të shkrehej në vaj. Lotët e saj nuk ndalën edhe gjatë kohës që ajo vetë i kërkoi gjykatës ta lironte nga qelia.

“Unë jam e ndërgjegjshme se ai ishte një xhest që nuk më shkon për shtat mua dhe as arsimimit të cilin unë kam. Ishte vetëm një moment, që më rrëshqiti situata. Por jam po unë ajo që e ka qetësuar në fund fëmijën. Kjo shfaqet edhe në video, nëse e shikoni të paprerë. Në materialin bruto duket që unë e kam puthur fëmijën në fund. Po ta shikoni duket dhe edukatorja që nuk bën asnjë veprim. Ju lutem, edhe nëse duhet të rri në qeli përjetë, le të rri, por ju lutem të mos i mohohet nëna vajzës sime. Kam vetëm pak muaj që i kam hequr gjirin. Ju lutem”, tha e dyshuara, ndërsa mbulonte fytyrën me duar.

Pretendimet

Avokati mbrojtës i Anjeza Shabanit kërkoi zbutjen e masës së sigurisë për klienten e tij. Mbrojtësi tha se klientja e tij nuk ka përgjegjësi për “shpërdorim të detyrës”. Avokati tha se Shabani kishte rënë në kurthin e edukatores së kopshtit. “Siç duket dhe në video,­ tha avokati,­ ajo nuk reagon kur i mituri dhunohet. Ajo nuk ka bërë asnjë veprim, kur të paktën duhet të kishte bërë kallëzimin e krimit”, tha Islami.

Në këtë moment kryesuesja e seancës i tërhoqi vëmendjen, duke i thënë se seanca ishte për administratoren dhe jo për edukatoren e kopshtit. Nga ana tjetër, përfaqësuesi i Prokurorisë në seancë i kërkoi gjykatës të lërë në qeli të dyshuarën Shabani. Prokurori paraqiti si provë para trupit gjykues përfundimet e akt­ekspertimit mjekoligjor të kryer ndaj 3­vjecarit të dëmtuar nga ngjarja.

Sipas prokurorit, në trupin e të miturit ekspertët kanë vënë re një sërë dëmtimesh. Duke iu referuar raportit, prokurori tha se dëmtimet janë shkaktuar nga mjete të forta dhe dy javë para ekzaminimit mjekësor. “Koha në të cilën ekspertët pretendojnë se janë shkaktuar dëmtimet përkon me kohën kur janë kryer veprimet nga ana e të pandehurës”, tha përfaqësuesi i Akuzës./ Panorama.al Armand Bajrami

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Adrola flet për lidhjen me Capital T: Më pëlqen privatësia, ky Shën Valentin ishte surprizë!
Breaking News

Adrola flet për lidhjen me Capital T: Më pëlqen privatësia, ky Shën Valentin ishte surprizë!

14/03/2026
17 vjet diferencë me partneren, Blero flet hapur: Mashkulli duhet të jetë…
Breaking News

17 vjet diferencë me partneren, Blero flet hapur: Mashkulli duhet të jetë…

14/03/2026
Duhet ta lexojmë patjetër këtë rrëfim të Samantës për periudhën postpartum!
Breaking News

Duhet ta lexojmë patjetër këtë rrëfim të Samantës për periudhën postpartum!

13/03/2026
Megan Fox rikthehet në Instagram me fotosesion provokues, komenti i ish-it ndez rrjetin!
Breaking News

Megan Fox rikthehet në Instagram me fotosesion provokues, komenti i ish-it ndez rrjetin!

13/03/2026
Nga Grammy-t në Hollywood, Billie Eilish përgatitet për rolin e parë si aktore me “The Bell Jar”!
Breaking News

Nga Grammy-t në Hollywood, Billie Eilish përgatitet për rolin e parë si aktore me “The Bell Jar”!

13/03/2026
U arrestua 2 ditë më parë, gjykata jep vendimin për Gjestin: 30 ditë burg!
Breaking News

U arrestua 2 ditë më parë, gjykata jep vendimin për Gjestin: 30 ditë burg!

13/03/2026
Next Post
Lindsay Lohan në krevat me të dashurin e saj ( Foto )

Lindsay Lohan në krevat me të dashurin e saj ( Foto )








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera