Këngëtarja e mirënjohur Anjeza Shahini, ka zbuluar së fundmi përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” se më 7 shtator 2015 ka lidhur kurorë me partnerin e saj të zemrës Paul Edward Connolly. Ceremonia e dasmës është mbajtur në Toskana të Italisë dhe gjithçka duket se është bërë në fshehtësi të plotë, larg vëmendjes së medias. Deri më tani Shahini nuk ka postuar asnjë foto të nusërisë dhe kurioziteti është shumë i madh. Historia e tyre e dashurisë ka më shumë se tre vjet që ka nisur. “Who” i uron jetë të lumtur dhe trashëgime çiftit të ri.
Discussion about this post