Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor! 04/03/2026
Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur! 04/03/2026
I bëri prindërit hasha, David dhe Victoria Beckham urojnë publikisht Brooklyn! 04/03/2026
P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni! 04/03/2026
“Lëre se është shumë pis”, Selena i puth këmbët të shoqit pas fotos që u bë virale! 04/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Ankthi, një mënyrë shkencore për ta menaxhuar atë

15/02/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Ankthi, një mënyrë shkencore për ta menaxhuar atë

Të gjithë shqetësohemi herë pas here por nëse ankthi juaj është kronik, mendimet shqetësuese ju torturojnë vazhdimisht, mund të ishte e dobishme një strategji kundër një ataku ankthi. Një studim i ri mbi ankthin ka zbuluar se ekzistojnë disa metoda pë t’ia dalë të ndaloni në kohë ndjesi të caktuara shqetësuese. Një studim i universitetit të Sussex , publikuar në gazetën Biological Psychology ka theksuar si hap të parë se duhet të kuptoni se ç’tip ankthi keni. Duket se ka një diferencë të madhe mes atyre që ekipi i hulumtuesve i quan me ankth “normal” dhe “patologjik”. Tek ata që bëjnë pjesë në tipologjinë e parë, simptomat e ankthit zhduken sapo ankthi i tyre të ketë përfunduar së shërbyeri qëllimit të tij. Nëse keni menduar se të shqetësohesh është një humbje totale e kohës, në fakt, ekipi i studiuesve nënvizon që nuk është kështu: disa lloje shqetësimesh mund të kenë një finalizim të dobishëm sepse ndihmojnë në “zgjidhjen e çështjeve të jetës së përditshme që perceptohen si probleme”, veprojnë si një “tentativë për të riparuar humorin negativ”, funksionojnë si një instrument i cili kërkon të sigurojë “se nuk do të ndodhin gjëra të këqija ose për të parandaluar fatkeqësi të së ardhmes”. Tipologjia “patologjike” e ankthit karakterizohet nga një “qasje perfeksioniste” e cila mund të çojë individin që vuan në një analizë obsesive e realitetit. Pasi të keni identifikuar se nga ç’lloj ankthi vuani, ekipi i studiuesve beson se një veprim i thjeshtë mund t’ju ndihmojë: duhet të përpiqeni të kapërceni mendimet negative duke i shkruajtur e zeza mbi të bardhë. “Të mendosh të ndalësh së shqetësuari kur nuk ja del dot më me ankthin, në vend që ta bësh kur ai e ka përfunduar udhën e tij të natyrshme, mund të jetë e dobishme”, shprehet Christian Jarret, një prej autorëve të studimit. Kështu që herën tjetër që do të ndiheni të zhytur në shqetësime, rrëmbeni ditarin tuaj edhe shkruani!/ikub.al






Tags: ankthi
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor!
Breaking News

“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor!

04/03/2026
Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur!
Breaking News

Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur!

04/03/2026
I bëri prindërit hasha, David dhe Victoria Beckham urojnë publikisht Brooklyn!
Breaking News

I bëri prindërit hasha, David dhe Victoria Beckham urojnë publikisht Brooklyn!

04/03/2026
P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni!
Breaking News

P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni!

04/03/2026
“Lëre se është shumë pis”, Selena i puth këmbët të shoqit pas fotos që u bë virale!
Breaking News

“Lëre se është shumë pis”, Selena i puth këmbët të shoqit pas fotos që u bë virale!

04/03/2026
Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!
Breaking News

Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!

03/03/2026
Next Post
Krimineli më seksi i Amerikës sfilon në “New York Fashion Week”

Krimineli më seksi i Amerikës sfilon në "New York Fashion Week"








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera