Klesti Bejta është anëtari më i vogël i grupit OTR.
Ai u bë i njohur fillimisht nga reperi Noizy, i cili e merrte me vete dhe këndonin së bashku në çdo koncert. Kaq mjaftoi që vogëlushi të bëhej një figurë shumë e dashur për publikun dhe në një kohë të shkurtër të arrinte një numër të madh fansash e ndjekësish në Instagram. Përveç kësaj duket se ai është ambientuar edhe me pjesëtarët e tjerë të grupit, pasi shihet se herë pas here poston foto me ta në rrjetet sociale.
Klesti e ka filluar karrierën muzikore në një moshë shumë të vogël dhe është duke ndjekur hapat e pjesëtarëve të grupit.
Mesa duket Noizy e ka tashmë një “trashëgimtar” të grupit OTR, të cilin e ka krijuar vetë./Blitz.al/