Ylli ndërkombëtar Lady Gaga ka anuluar koncertin e saj të Montreal, në Kanada për shkaqe shëndetësore. Për këtë arsye artistja vendosi të qeraste fansat e saj më besnikë duke i ofruar pica. Pas anulimit të koncertit, adhuruesit e saj ishin vendosur poshtë hotelit ku qëndronte këngëtarja, për t’i dhënë mbështetje. Lady Gaga ishte infektuar nga gripi përgjatë një koncerti në New York. Ajo tregoi se kur i kishte parë poshtë hotelit fansat, ishte mallëngjyer e kështu vendosi t’i ofronte pica. “Jeni fansat më besnikë që njoh”, tha Gaga./ revistawho.com







