Me imazhin e Pokemon në duar, ata kërkojnë ‘të kapen’ e ‘të shpëtohet’, në vend të personazheve të videolojës japoneze. Apeli i drejtohet të gjithë komunitetit ndërkombëtar dhe vjen nga fëmijët sirianë.
Fotot janë publikuar në Twitter nga organi i komunikimit të forcave revolucionare siriane që kundërshtojnë regjimin e Bashar Al Assad.
Ndërsa loja për smartphone Pokémon Go ka pushtuar rrjetin, në Siri vijon konflikti i përgjakshëm, që gjatë pesë viteve të fundit ka rezultuar në vdekjen e 470 mijë personave.