Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës! 03/03/2026
Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma! 03/03/2026
Horoskopi i muajit mars 2026! 03/03/2026
Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar… 03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin! 03/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

APLIKACIONE SPECIALE PËR FËMIJË SPECIALË

23/01/2019
in Pa kategori
Reading Time: 2 mins read
A A
APLIKACIONE SPECIALE PËR FËMIJË SPECIALË

Njëra është aktore, me diplomë nderi nga Universiteti Parks, në Britaninë e Madhe. Dikush luan si titullare në ekipin e volejbollit të Ischia-s, Itali. Një tjetër magjepsi jurinë dhe publikun kur performoi në talent show-n e kërcimit, te “The Greatest Dancer”. Ka nga ata që pikturojnë e të lënë pa frymë me krijimet dhe fantazitë e tyre.  Sarah, Eleonora, Andrew dhe Andreas, janë të moshave të ndryshme, e nga kombësi të ndryshme. Kanë një emërues të përbashkët: talentin dhe dëshirën e jashtëzakonshme për një jetë të sukseshme. Janë dëshmia se, me pak mbështetje, punë e shumë dashuri, personat me sindromën Down mund të bëjnë jo vetëm një jetë normale, por edhe të zhvillojnë talente të mëdha.  





Këtë më mirë se kushdo tjetër e di Colin Dean, babai i një fëmijë njëkohësisht me sindromën Down dhe autizëm. Colin ka shpikur e zhvilluar aplikacionet “Special iApps”, të cilat u vijnë në ndihmë fëmijëve me Aftësi të Kufizuar, sidomos atyre me sindromën Down. Në datat 19 e 20 janar, Colin ishte i ftuar në zyrat e Fonacionit Down Syndrome Albania, ku trajnoi terapistë të qendrës dhe prindër të fëmijëve me Sindromën Down për përdorimin e dy prej aplikacioneve të paketës “Special iApps”, “SpecialWords” (Fjalë të Veçanta) dhe “SpecialStories” (Histori të Veçanta).

Aplikacionet janë mënyra më e mirë për t’u përdorur si mjete didaktike, duke pasur parasysh sa të dhënë janë fëmijët, sidomos ata me aftësi të kufizuar, ndaj telefonave e tabletave. Të kombinosh këtë “varësi” të fëmijëve me programet didaktike është ideale. Aplikacionet “Special iApps” gërshetojnë në mënyrë të përkryer imazhin, shkrimin dhe audion, ndaj fëmijët me sindromën Down e kanë më të thjeshtë të mësojnë. Teksa “Special Words” mëson fjalë të reja dhe i shkathtëson në gjuhën e shprehur e të kuptuar, “SpecialStories” i ndihmon fëmijët me përsosjen e aftësive në rutinën ditore dhe kujtesën. Aplikacionet mund të personalizohen e pasurohen me më shumë fjalë dhe histori. Një tjetër avantazh është se këto aplikacione mund të përdoren jo vetëm në qendër nga terapistët, por gjithashtu nga prindërit në shtëpi.  


“Special iApps” u mundësuan nga Vodafone, që fondin e dhuratave për festat e fundvitit ia kushtoi fondacionit Down Syndrome Albania, duke siguruar 40 tableta, si edhe blerjen e aplikacioneve “Special Words” e “Special Stories”. Vodafone solli gjithashtu në qendër krijuesin e tyre, Colin Dean, i cili trajnoi terapistë e prindër për përdorimin e “Special iApps”. Sikur “Sindroma e Empatisë” të prekte sa më shumë njerëz, nesër do të shikonim të tjerë personalitete me sindromën Down në botën e artit, sportit e televizionit./revistawho.com

Tags: aplikacionDown Syndrome AlbaniaFemije
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!
Pa kategori

Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!

26/02/2026
Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme
Pa kategori

Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme

25/02/2026
“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!
Pa kategori

“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!

19/02/2026
Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?
Pa kategori

Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?

03/02/2026
Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!
Pa kategori

Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!

30/01/2026
Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit
Pa kategori

Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit

11/01/2026
Next Post
I dashuri i Dua Lipës shkruan librin e parë, zbuloni për çfarë bëhet fjalë

I dashuri i Dua Lipës shkruan librin e parë, zbuloni për çfarë bëhet fjalë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera