Prej disa kohësh në “Instagram” qakullojnë foto të cilat fokusojnë vetëm pjesë të veçanta të fizikut të një personazhi si për të kuptuar sesa shumë detaje mbart një foto.

E para që e përdori këtë aplikacion ishte këngëtarja me famë botërore Jennifer Lopez duke vijuar më pas me Ariana Grande dhe shumë artist të tjerë.

Ndërsa nga personazhet shqiptar e para që e përdori si aplikacion ishte këngëtarja Juliana Pasha.

“Sytë, janë një nga gjërat më të fuqishme që një grua mund të ketë”-ka shkruar këngëtarja në pjesën ku shfaqen vetëm sytë e saj.

Ky aplikacion sa i këndshëm duket edhe abstrakt pasi herë pas here shfaqen pamje të pakuptimta siç mund të jetë vetëm pjesa e qafës apo vetëm hunda./revistawho.com








