Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Inën apo Stelinën? Keijsi zbulon për cilën nga vajzat ka ndjenjat më të vërteta  29/01/2026
E pyeti për tragjedinë e Gjestit, Dj Gimbo shpërthen ndaj Rogertit! 29/01/2026
“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij! 29/01/2026
Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht! 28/01/2026
Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve! 28/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Ar e diamante, Ivanka Trump së shpejti me biznes në Kosovë (FOTO)

12/03/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Ar e diamante, Ivanka Trump së shpejti me biznes në Kosovë (FOTO)

BEDMINSTER, NJ - OCTOBER, 25: Ivanka Trump and Jared Kushner attend their wedding at Trump National Golf Club on October 25, 2009 in Bedminster, New Jersey.


Dinastia Trump do të shtrihet edhe në Kosovë!  Vajza e presidentit amerikan, do të nisë së shpejti një biznes në Kosovë, biznes i cili ka të bëjë kryesisht me bizhueteri prej ari dhe diamante. Të paktën kështu shkruajnë mediat serbe. “Prishtina nuk kursen para kur është në pyetje lobimi në SHBA. Pasi që i kanë dakorduar të gjitha hollësitë me kompaninë ‘Alston and Firm’, e cila do t’i përfaqësojë interesat e saj (Kosovës) në Uashington tek presidenti amerikan, tani duket të kenë ardhur në rend anëtarët e tjerë të familjes Trump”, pohon gazeta “Alo” e Beogradit. Sipas kësaj të përditshmeje serbe, ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, është lavdëruar në rrjetet sociale me fotografi me të bijën e Trumpit, Ivanka Trump, e cila, siç flitet në disa qarqe, pritet të zgjerojë biznesin e saj me produkte të modës, por edhe me stoli ari dhe diamanti në Kosovë. “Ishte kënaqësi e jashtëzakonshme të bisedoja me Ivanka Trump sot në drekën zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Jam impresionuar se sa shumë dinte ajo për Kosovën”, citojnë mediat në Beograd postimin e ambasadores Çitaku në rrjetet sociale. 





Ivanka Trump së fundi ka paralajmëruar se do të tërhiqej nga biznesi për të “këshilluar babanë, Donald, në Shtëpinë e Bardhë”, dhe se punët e saj të deritashme do t’i kryejnë vëllezërit e saj, por se njëherësh ka shprehur shpresën se edhe “linja e saj e modës do të zhvillohet”. Marka që mban emrin e saj shitet në më shumë se 800 dyqane në mbarë SHBA-në, kurse ajo ka marrë pjesë edhe në dizajnimin e stolive prej diamanteve dhe arit, të cilat janë aktualisht të pranishme në dyqanet e bizhuterive në Kanada, si dhe në Bahrein, Kuvajt, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katar dhe në Arabinë Saudite, ndërkaq së shpejti edhe në Kosovë, shkruajnë sot mediat beogradase.

“Larg asaj që Ivanka Trump do të jetë “zyrtarja” e parë që do të bëjë biznes në Kosovë, sepse nuk duhet harruar se interesa financiare në Prishtinë kanë edhe ish Sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, si dhe ish gjenerali Wesley Clark, i cili ka marrë pjesë në operacionin “Forcat Aleate” në vitin 1999,


kur NATO e kishte bombarduar Republikën Federale të Jugosllavisë”, pohojnë mediat në Serbi.
Mediat beogradase rikujtojnë se ambasadorja Çitaku është takuar kohë më parë edhe me vetë presidentin amerikan, Donald Trump. (In)

Tags: donald trumpivanka trump
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Inën apo Stelinën? Keijsi zbulon për cilën nga vajzat ka ndjenjat më të vërteta 
Breaking News

Inën apo Stelinën? Keijsi zbulon për cilën nga vajzat ka ndjenjat më të vërteta 

29/01/2026
E pyeti për tragjedinë e Gjestit, Dj Gimbo shpërthen ndaj Rogertit!
Breaking News

E pyeti për tragjedinë e Gjestit, Dj Gimbo shpërthen ndaj Rogertit!

29/01/2026
“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij!
Breaking News

“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij!

29/01/2026
Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!
Breaking News

Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!

28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar
Breaking News

Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar

28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali
Breaking News

Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali

28/01/2026
Next Post
“Sadna” shtatzënë? Kjo foto hedh dyshimet…

"Sadna" shtatzënë? Kjo foto hedh dyshimet...








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera