Pas përfundimit të ‘Big Brother ” duket se nuk ka kohë për të humbur për moderatoren e njohur, Arbana Osmani. Ajo do të rikthehet shumë shpejt me një program të ri, por nuk ka preferuar ta bëjë të ditur se me çfarë. Arbana ka shpërndarë një video krah së cilës shkruan se do të vijnë në ekran së shpejti. Por ajo çka do iu bëjë të qeshni është komenti i Ermal Mamaqit, të cilin e ka kapur ‘paniku’. “Hë tani… prapë të shtunën e ke? Hë shtrigë”- shkruan ai me nota humori. Kujtojmë se ‘Xing me Ermalin’ dhe ‘Big Brother’ transmetoheshin të dyja në të njëjtën ditë dhe orar.