Fotot e shtatzënisë me barkun e rrumbullakosur nga Arbana Osmani na munguan gjatë gjithë muajve të pritjes së ëmbël. Pavarësisht kërkesës së ndjekësve për ta parë moderatoren me barkun që i rritej dita ditës, ajo rrefuzoi të ndajë një moment të tillë. Ndërsa së fundmi e pyetur nëse i urren fotot e shtatzënisë, Arbana ka treguar se pse nuk ka publikuar një të tillë.
“Jo, jo në të vërtetë. Nuk më pëlqen ta ndaj shtatzëninë në rrjetet sociale qëkur kjo mund të ndikojë në shumë gra që fatkeqësisht kanë probleme me fertilitetin dhe e di sa e dhimbshme mund të jetë kjo. E thjeshtë”, ka shkruar Osmani në postimin e saj.
Më tej moderatorja ka treguar dhe se Joni nuk është dhe shumë xheloz për vëllain, ndonëse që tani ndajnë krevatin bashkë./revistawho.com









