Gjykata Themelore në Gjilan ka marrë një vendim të fortë ndaj modeles së njohur, Arbenita Ismajli, duke lëshuar një urdhër-arrest ndërkombëtar për të, për shkak të ndalimit të babait të vajzës, reperin Fero për ta takuar këtë të fundit prej më shumë se një viti.
Por, në vend që të tërhiqet nga vëmendja publike, Arbenita ka zgjedhur të bëhet edhe më prezente në rrjetet sociale. Ajo ka shpërndarë disa imazhe radhazi dhe ka publikuar një “story” me këngën e Rihannës, ku shkruan: “Unë i di të gjitha këngët e Rihannës përmendësh.”
Në sfond dëgjohen vargjet: “Ku janë këto vajza që flasin gjëra pa lidhje? Ku janë këto vajza që flasin gjëra pa lidhje? Ku janë? Ku janë? Ku janë? Ku janë këto blogere? Ku janë këto blogere? Unë jam shumë e fortë! Po, po, po! Sa e fortë!”
Një tjetër postim jo i zakontë ishte dhe një foto me mbishkrimin: “Si ndihem unë kur dikush më quan ku*vë! Në fakt e marr si kompliment!”
Sërish në sfond dëgjohet një këngë e Azelia Banks titulluar “I’m a rude bi*ch!”
Modelja nuk ka bërë ende një deklaratë zyrtare rreth urdhër arrestit, ndaj mbetet për t’u parë se ç’do të ndodhë në vazhdim.









