I ftuar sot në “Wake Up”, opinionisti i “Big Brother VIP 2”, Arbër Hajdari është pyetur se cilët nga konkurrentët i sheh në finale. Sipas tij, 3 nga banorët që mund të jenë pretendentë për të fituar është Luizi, Olta dhe Qetsori.
“Mendoj që është pa diskutim Luizi i pari, e dyta Olta dhe së treti po them Qetsori. Po them Qetsori në këtë fazë të lojës që jemi, por aty gjërat ecin shumë shpejt, aty situatat shkojnë shumë shpejt. Qetsori sot është mirë, po mundohet të bëjë lojë, javës që vjen mund të bëjë një budallallëk dhe mund të humbë çdo gjë që ka krijuar deri më tani, e njëjta gjë vlen edhe për banorët e tjerë. Po të jap tre emra, por do doja të kisha dhënë 2”, tha Arbri.