I ftuar në “Ftesë në 5”, Arbër Hajdari ka treguar shumë detaje rreth marrëdhënieve të ndërtuara në këtë edicion të Big Brother VIP dhe miqësive të fituara.
Arbri ka treguar se fill pas mbarimit ka telefonuar Gerta Gixharin dhe se e kanë lënë të dalin së bashku me grupin e banorëve. Ai pohoi se gëzon një raport shumë të mirë me të gjithë ish- banorët e BBV që prej edicionit të parë të tij.
I pyetur nga Bieta se cilën prej opinionisteve që ka ndarë studion do të zgjidhte, në katër edicione, Arbri veçoi Zhaklin Lekatarin dhe Neda Ballukun.