Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Fifi paska një superlajm për fansat! 10/03/2026
Hailey Bieber na mësoi një sekret për flokët dhe me siguri do jetë trendi i kësaj pranvere! 10/03/2026
Dakota Johnson imazhi i ri Calvin Klein dhe rrjeti është dakord: Duket yll! 10/03/2026
“Teze me fat”, motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël! 10/03/2026
Shtëpia e Rihannës qëllohet me armë! 09/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Arbitri që u fye nga Sadiku: E kam falur, tani është heroi im

22/06/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Arbitri që u fye nga Sadiku: E kam falur, tani është heroi im

Gjashtë vite më parë, Armando Sadiku kreu një xhest antisportiv kundrejt anësorit Eduart Miho në përballjen Elbasani-Laçi, të cilin e pështyu, e kapi për fyti dhe ofendoi. Sadiku u largua menjëherë nga loja me kartonin e kuq, ndërsa Komisioni i Disiplinës e pezulloi për dy vite nga aktiviteti sportiv. Pas gjashtë vitesh ai kthehet në heroin e gjithë shqiptarëve, madje edhe për vetë protagonistin e atij episodi të errët, anësorin Eduard Miho. Ky i fundit rrëfen gjithçka në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”.





-Miho, si e kujtoni momentin e përballjes me Sadikun?

“Më kujtohet si tani momenti kur Sadiku më kapi prej fyti duke bërë një xhest antisportiv. Në mos gaboj, luhej Elbasani­-Laçi. Sadiku mori një pasim në pozicion jo të rregullt dhe, pavarësisht se kisha ngritur flamurin, duke akorduar pozicion jashtë loje, ai vazhdoi drejt portës dhe shënoi gol. Nga entuziazmi i golit, por edhe nga papjekuria në atë kohë, Sadiku u sul drejt meje dhe më kapi prej fyti duke më ofenduar. Ishte një xhest antisportiv, prej të cilit Sadiku fatmirësisht ka mësuar shumë”.


-Për atë xhest, Sadiku u pezullua nga Disiplina me dy vite. E
meritonte Sadiku atë dënim?

“Gjyqtarët kanë një mision shumë të vështirë në fushën e lojës, presion edhe më të madh se vetë futbollistët dhe duke qenë qenie njerëzore edhe mund të gabojnë. Po flas në përgjithësi. Ndërsa sa i përket rastit konkret, i cili u analizua me video, Sadiku ishte në pozicion të parregullt dhe unë kisha ngritur flamurin përpara se ai të godiste portën. Nga dëshira për të shënuar, emocionet, presioni i ndeshjes, apo edhe faktorë të tjerë, bënë që ai të dilte nga kontrolli dhe të reagonte në mënyrë “harbute”.

-Tani pas rreth gjashtë vitesh nga përplasja, e keni falur
Sadikun për atë xhest të pakëndshëm që kreu kundër jush?

“Nuk mund ta mohoj se Sadiku gjashtë vite më parë kreu një xhest të ulët, por kjo ndodh në futboll, nuk është as rasti i parë dhe as i fundit ku lojtarët dhe arbitrat përfshihen në incidente të tilla. Njerëzit gabojnë. Nëse gjashtë vite më parë Sadiku kreu një xhest të ulët, sot ai është hero për të gjithë shqiptarët kudo ndodhen, mes tyre edhe unë. Pas atij goli të mrekullueshëm që ngriti në peshë të gjithë shqiptarët, e kam falur plotësisht Sadikun. Kur u dënua, shumëkush mendonte se karriera e tij mund të merrte fund, por gjashtë vite më vonë ai u kthye në hero dhe yll për të gjithë shqiptarët. Ai vuri mend nga ai incident dhe u bë një lojtar shembullor”.

-Çfarë menduat kur Sadiku shënoi golin e vetëm dhe të fitores?
Si e përjetuat atë?

“Emocion i papërshkrueshëm! Ishte hera e parë në jetën time,
pavarësisht se ajo lidhet ngushtë me futbollin, që kam bërtitur për një gol. Sadiku na bëri krenarë të gjithëve. Tani më duket sikur jemi përqafuar gjashtë vite më parë, në atë incident të pakëndshëm. Prandaj them se e kam larguar nga memoria atë episod dhe e kam falur plotësisht Sadikun, të cilit i uroj suksese të mëtejshme”.

-E keni ndjekur kampionatin europian, apo vetëm ndeshjet e përfaqësueses?

“Ndeshjet e përfaqësueses i kam ndjekur të tria me shumë kureshtje, kurse përballjet e tjera sipas mundësive. Unë mendoj se Shqipëria ka bërë një performancë të shkëlqyer në të tria përballjet, pavarësisht se në dy të parat i mungoi fati dhe e dënoi eksperienca. Uroj me gjithë shpirt që të kualifikohemi për më tej”.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Pas 7 vjetësh, Fifi ka një kërkesë zyrtare për krerët e shtetit shqiptar!
Breaking News

Fifi paska një superlajm për fansat!

10/03/2026
Hailey Bieber na mësoi një sekret për flokët dhe me siguri do jetë trendi i kësaj pranvere!
Breaking News

Hailey Bieber na mësoi një sekret për flokët dhe me siguri do jetë trendi i kësaj pranvere!

10/03/2026
Dakota Johnson imazhi i ri Calvin Klein dhe rrjeti është dakord: Duket yll!
Breaking News

Dakota Johnson imazhi i ri Calvin Klein dhe rrjeti është dakord: Duket yll!

10/03/2026
“Teze me fat”, motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël!
Breaking News

“Teze me fat”, motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël!

10/03/2026
Shtëpia e Rihannës qëllohet me armë!
Breaking News

Shtëpia e Rihannës qëllohet me armë!

09/03/2026
“Askush nuk interesohet për baletin apo operën”, komenti i Timothée Chalamet ndez një debat global në botën e artit!
Breaking News

“Askush nuk interesohet për baletin apo operën”, komenti i Timothée Chalamet ndez një debat global në botën e artit!

09/03/2026
Next Post
Kush ishte tifozja që puthi në buzë Ledian Memushaj pas fitores me Rumaninë

Kush ishte tifozja që puthi në buzë Ledian Memushaj pas fitores me Rumaninë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera