Djali i Meghan Markle dhe Princ Harry ka festuar dje 2-vjetorin e tij. Në nder të këtij momenti special në familjen e tyre, dyshja ka ndarë një foto të djalit të rritur tanimë. Në foto shfaqej Archie i veshur me një palë pantallona, pulovër dhe tollumbace në dorë.
“Ne jemi prekur thellë gjatë dy viteve të fundit duke ndjerë ngrohtësinë dhe mbështetjen për familjen tonë në nder të ditëlindjes së Archie”, kanë shkruar mbretërorët në rrjetet sociale.

Sakaq Meghan është në pritje të ëmbël për herë të dytë, gjininë e të cilit nuk e ka zbuluar ende. Megjithatë shtatzënia dhe gjendja e saj u bë shkak që Markle të mungonte në ceremoninë mortore të Princ Philip./revistawho.com








