Pallati ‘Kensington’ lajmëroi në muajin tetor të vitit të kaluar se Markle do të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë në pranverë të 2019. Duke qenë se kanë mbetur shumë pak javë nga ai moment, të gjithë kanë filluar të mendojnë datën e saktë se kur dukesha do të lindë.
Në janar të këtij viti një fanse e pyeti Meghan për datën e saktë të lindjes dhe ajo u përgjigj duke thënë në fund të muajit prill ose në fillimin e muajit maj. Sipas të gjitha intervistave të dhëna nga familja mbretërore, mediat e huaja kanë zbuluar se një datë e mundshme e ardhjes në jetë të fëmijës është 10 maj.
Ndonëse dyshja nuk ka konfirmuar ende një datë, kjo pritet të zbulohet vetëm në javët në vazhdim nga vetë ata./revistawho.com