Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo? 13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit? 13/02/2026
“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit! 13/02/2026
Britney Spears mbyll një epokë: Princesha e Pop-it shet katalogun e saj muzikor për 200 milionë $ 12/02/2026
Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde! 12/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Ardit Gjebrea: Kënga “Kur të jesh mërzitur shumë” u kompozua pa lejen e Dritëroit. Ja reagimi kur e dëgjoi!

15/10/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Ardit Gjebrea: Kënga “Kur të jesh mërzitur shumë” u kompozua pa lejen e Dritëroit. Ja reagimi kur e dëgjoi!

Sikur Dritëroi të ishte gjallë, me gjasë do t’ia kishte tundur gishtin Elonës, që e kishte bërë aq të madhe ditëlindjen e tij. I urti dhe modesti Dritëro do të ishte mjaftuar me një valle devolliçe dhe një gotë raki.





Por jo Elonës. Flakadanë, portrete e telajo, ekrane të mëdhenj ku shfaqen fotografi të hershme dhe filmime, ndërsa një tufë vajzash kanë veshur bluza të zeza, stampuar mbi to kopertinat e librave të tij. Ka bërë gjithçka për ta ndier sa më pranë atin e dashur, që u nda nga jeta këtë fillimviti. Por, ajo e di, ashtu sikundër të gjithë ata që kanë humbur, që asgjë nuk do t’ia kthejë në jetë, e megjithatë, është si një qetësim shpirti…

Dje u përkujtua ditëlindja e Dritëro Agollit. Një mbrëmje me simbolikën e qiririt, që digjet si shpirti i poetit. Ishin të shumtë atë që mbushën atriumin e Muzeut Historik Kombëtar, për t’i bërë nderet bardit të letrave shqipe dhe burrit të urtë, Dritëro Agolli.


Kolegë, shkrimtarë, politikanë, gazetarë, bashkëfshatarë, që nuk mungojnë asnjëherë, në asnjë sebep, ishin aty, për t’i shtrënguar dorën Sadijes, bashkëshortes së dashur, dhe për të ngritur një gotë për Dritëronë. Për të mos organizuar një përkujtimore si gjithë të tjerat, Sadija e Elona, të ndihmuara nga miqtë e Dritëroit e të familjes, sollën për lexuesin në këtë ditëlindje, dy vepra të shkrimtarit e poetit.

Njëri, të cilin ai kishte vite që e përgatiste, madje kishte shkruar vetë edhe parathënien, ishte një përmbledhje aforizmash, që ai vetë ia kishte zgjedhur titullin sipas Plinit “Nulla dies sine linea” (“Asnjë ditë pa një vijë”); ndërsa tjetri është një përmbledhje poezish dashurie, kushtuar gruas. Libri u botua në 75-vjetorin e bashkëshortes së tij, Sadies, titulluar “E bukura, lozonjarja, tokësorja Grua”. Kjo ishte dhurata e tij në mungesë.

Veprat u prezantuan nga studiuesi Shaban Sinani, i cili ka studiuar elementin aforizëm në të gjithë veprën e Dritëro Agollit, si edhe poeti Ilirian Zhupa, i cili u ndal në poezinë e Dritëroit.

Aktorë të Akademisë së Arteve recituan poezi të Dritëroit, ndërsa përkthyesi dhe studiuesi i veprës së Dritëroit, Shpëtim Çuçka, recitoi Eseninin e përkthyer nga vetë Dritëroi. Surprizë e mbrëmjes ishin recitimet e aktores Justina Aliaj, për të cilën shtëpia e Dritëroit ishte e hapur edhe kur ajo ishte e internuar, ndërsa ai, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve. Ajo recitoi poezitë “Ju desha”, “Pas ndarjes”, “Gruaja ka dalë nga brinja e burrit”, “Gruaja ime Sadija”.

Kjo mbrëmje nuk mund të kuptohej pa një prej këngëve që, më së shumti, shpreh filozofinë e jetës pas vdekjes së një poeti, përmes veprash. Pas prezantimit të Justina Aliajt, Ardit Gjebrea u ngjit në skenë për të interpretuar këngën “Kur të jesh mërzitur shumë”, por përpara se ta bënte këtë, i ulur pranë pianos, ai ndau me të pranishmit historinë e kësaj kënge. Se si ai kishte shfrytëzuar pa leje poezinë e Dritëroit. Dy “bashkëfajtorët”, me Elonën, përzgjodhën një nga poezitë më të fundit, që gjendej mbi tavolinë dhe ia treguan atij vetëm kur kishte përfunduar.

“Mora fizarmonikën në krahë dhe shkuam drejt shtëpisë. U takuam dhe nisa t’i tregoja për këngën. Si fillim, ai u vrenjt se i kishim marrë poezinë pa leje, por pastaj e pëlqeu. Unë nuk e mendoja se ajo do të bëhej një nga këngët më të njohura dhe do të këndohej nga kaq shumë njerëz.

Madje, edhe nga vajza ime, Ana, që s’më ka parë asnjëherë duke kënduar, por vetëm duke prezantuar. Nuk e dija që ajo e dinte këtë këngë të gjithën”, tha Gjebrea, duke thirrur të bijën në skenë dhe për të kënduar së bashku këngën hit, “Kur të jesh mërzitur shumë”. E më pas, të tjera poezi të Dritëroit, dhe për Dritëroin. Nuk munguan as kujtimet e miqve, të cilët do të sillnin për të ftuarit momente të këndshme nga bisedat me Dritëronë. / dritare.net

Tags: Ardit GjebreaDritero AgolliKur te jesh merzitur shume
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Të dua”,  çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?
Breaking News

“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?

13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?
Breaking News

Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?

13/02/2026
“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!
Breaking News

“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!

13/02/2026
Britney Spears mbyll një epokë: Princesha e Pop-it shet katalogun e saj muzikor për 200 milionë $
Breaking News

Britney Spears mbyll një epokë: Princesha e Pop-it shet katalogun e saj muzikor për 200 milionë $

12/02/2026
Dedikimi i Besës për bashkëshortin, është gjithçka që duhet të lexoni sot!
Breaking News

Dedikimi i Besës për bashkëshortin, është gjithçka që duhet të lexoni sot!

12/02/2026
Alida Hisku ia dhuroi këngën Taynës: Nuk e shita, më dërgoi vetë diçka simbolike!
Breaking News

Alida Hisku ia dhuroi këngën Taynës: Nuk e shita, më dërgoi vetë diçka simbolike!

12/02/2026
Next Post
Luiza Gega thyen rekordin kombëtar në Maratonën e Tiranës, Erion Veliaj lë pas Lorik Canën

Luiza Gega thyen rekordin kombëtar në Maratonën e Tiranës, Erion Veliaj lë pas Lorik Canën








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera