Pas mbështetjes së madhe për Annën Gjebrean, Arditi ka falenderuar gjithë ndjekësit dhe miqtë për mesazhet e dërguara.
“Mirënjohje për mbështetjen, kemi marrë mesazhe pafund dhe nuk ka lumturi më të madhe për ne, ndihemi plot. Në këtë votim mund të votojë edhe çdo shqiptar në Shqipëri”, ka shkruar Gjebrea.

Anna është pjesë këtë vit e “Junior Eurovision” dhe mbështjetja për këngën e saj ka qenë e madhe edhe në rrjetet sociale nga të gjithë njerëzit që i kanë uruar shumë suksese./revistawho.com







