Përgjatë bregdetit shqiptar ka mrekulli që të lënë pa fjalë, të lënë hera-herës pa frymë, e teksa imagjinata lëviz nëpër të, ne shkojmë drejt e në Borsh. Në atë fshatin magjik, aty ku të magjepsen të gjitha shqisat. Ka det, ka aromë mali, ka kaltërsi, ka hapësirë për të krijuar botën, atë më uniken që mund të njohim. E pikërisht në atë fshatin me 4 shkronja, por me një pafundësi mrekullish, prej 6 vitesh organizohet “South Outdoor Festival”. Shpirti përqafohet me verën, me ajrin dhe natyrisht me adrenalinën që të çon në të tjera dimensione. Aty promovohet tradita, turizmi, sportet, natyra, deti, realizohen ëndrrat dhe krijohen kujtimet. Prej datës 25 maj, deri më 28 maj, do të ndizet shpirti i jugut shqiptar. Atmosfera krijohet me muzikë të mirë dhe artistët që do të ngjiten në skenë këtë vit, padiskutim do ta “djegin”.
Pas zjarrit që solli në edicionit të 4-ët, Mahmut Orhan rikthehet sërish në skenën e “Suoth Outdoor Festival”. Sigurohu të kesh bateri në telefon dhe energji për të kërcyer. Grupi legjendar “Outlandish” do të sjellë për ju të gjitha ndjesitë e nostalgjisë, do t’iu rikthejë pas në kohë, nën tingujt që nuk vdesin kurrë. “Motel Sazani” do ta djegë skenën, ndërsa ju me pijen tuaj në duar, do ta keni adrenalinën në fund. Bëhu gati të kërcesh në tingujt e muzikës së Tre Muskutierëve, Aleksandër Gjoka, Elton Deda dhe Redon Makashi do tiu dhurojnë emocione të papërshkrueshme. MC Kresha dhe Lyrical Son me siguri që do t’iu dërgojnë në dimensione të tjera të argëtimit.
Skena do të elektrizohet. Mos e ulni nivelin e energjisë sepse nuk ka mbaruar. Përkundrazi, sapo ka nisur. Lëreni veten të lirë nën tingujt e muzikës së Eugent Bushpepës. Oshëtijnë malet nën zërin e tij. Grupi “GOOM GUM” do ta “hipnotizojë” energjinë tuaj në “South Outdoor festival”. Sardi Strugaj do t’i shtojë dozat e energjisë dhe argëtimit.
Vetëm kaq? Jooooo. Argëtimit do t’i shtohen edhe dj e talentuar, shqiptarë dhe të huaj. ATB, Valeron, DJS from Mars, Loeca, Lisa Desormaeux, Zaava, Booky, Amer Doux, Vin Veli, Bani D, RBDOR, Nu Jack dhe Rea do tiu magjepsin. Të gjitha skenat më të mëdha botërore do të bëhen një në SOF. Muzika nuk është i vetmi argëtim që iu ofrohet. Ka shumë e më shumë…
Zgjidh aktivitetin tënd të preferuar, në tokë, ajër apo ujë.
Aktivitetet në tokë
Biking nëpër male, hiking, climbing në kanionet e Gjipesë, apo vetë canoining. Nëse ke shpirt aventureks, je në vendin e duhur. Mes mrekullive të jugut, e vetmja gjë që të duhet është dëshira dhe energjia, gjithçka tjetër e ke të garantuar. Provo “jeep safari”, një arratisje e bukur në rivierë. Yoga-n, crossfit-in, pilates apo një xhiro me kalë. Zgjedhja është e jotja, argëtimin e garanton SOF.
Aktivitetet në ujë
Shtojini dozat e adrenalinës përmes aktiviteteve në ujë. Niseni me kayak, duke zbuluar copëza mrekullie. Më tej provoni Windsurfing, merrni mësimet që me siguri nuk do tiu bëjnë profesionist, por mund të zbulojnë një pasion të ri te ju. Mos harroni të lundroni, duke e lënë veten të lirë nën velat dhe bukuritë e Borshit. Stand up Paddle Monstair, scuba diving, rafting, yoga në mes të detit apo wingfoil, për ju që aventurën e doni me patjetër.
Aktivitete në ajër
Sigurisht nuk mungojnë as aktivitetet në ajër. Hedhja me parashutë është më e preferuara. Riviera në pëllëmbë të dorës, mes panoramës fantastike. Provoni dhe “trike flying”, është kënaqësi më vete.
Akomodimi
Kady mënyra akomodimi. Zgjidhni komoditetin e hoteleve ose aventurën në camping. Zgjedhja është e juaja, qetësia dhe relaksi janë të garantuara në të dyja rastet.
Mbaroi me kaq?
Joo. Për ju adhuruesit e kulturës, ka shumë. Shëtisni përgjatë Qeparoit , vizitoni Porto Palermon, kështjellën e Ali Pashë Tepelenës dhe disa vise që do tiu mahnisin. Bëhuni pjesë e turit në ullishtat qindar-vjeçare, ndaloni në fabrikën e vajit të ullirit në Borsh, mësoni më tepër për kulturën e lashtë. Çfarë ka mbetur? Qershia mbi tortë, turi në parkun e Butrintit, gjithçka aty do t’iu mrekullojë.
Mos harroni datat, më 25-28 maj, “South Outdoor festival” e djeg jugun!