• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Ariana Fejzullahu publikon foton e parë të portretit familjar: Pasuria më e madhe që kam

Një javë më parë Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij, Ariana, u bekuan me një tjetër fëmijë. Në 25 shtator familjes së tyre ju bashkua një anëtar i ri, një vogëlushe, e cila u pagëzua me emrin Ana. Ndryshe nga personazhet e tjerë të njohur, Ariana dhe Ermali nuk u treguan aspak të rezervuar për të publikuar foto të vogëlushes. Vetëm pak orë pas lindjes këngëtari postoi një foto të vajzës nga materniteti dhe Ariana bëri të njëjtën gjithë disa ditë më vonë. Ndërsa sot ajo ka postuar në ‘Instagram’ foton e parë të portretit të tyre familjar. Në imazhin e publikuar Ariana shihet duke mbajtur vogëlushen në duar, ndërsa Ermali dhe fëmijët e tjerë e rrethojnë të lumtur.

Përkrah fotos më të ëmbël të postuar bashkëshortja e këngëtarit ka shkruar: “Pasuria më e madhe që unë kam është familja ime”. Menjëherë pas publikimit miqtë e tyre kanë vërshuar në komente, duke uruar që ata të jenë gjithmonë kaq të lumtur dhe të bashkuar si familje. Ariana dhe Ermal Fejzullahu kanë 10 vite të martuar me njëri-tjetrin dhe me siguri ky duhet të jetë një nga momentet më të bukura nga e gjithë jeta e tyre si çift. /revistawho.com