Ariana Fejzullahu ka treguar se ka një raport shumë të ngushtë me fëmijët e saj, pranë të cilëve kaloi dhe pushimet e verës që po lëmë pas.
Së fundmi ajo ka ndarë një foto me vajzën e vogël, duke treguar se për çfarë e pyet atë më shpesh.
“I drejtohem vajzës sime çdo mëngjes: ‘Tani kush janë dy gjërat më të rëndësishme për ty?’ dhe ajo më thotë: Koka dhe zemra ime”.
Ajo çfarë bie tjetër në sy është kombinimi i Arianës me vogëlushen të dyja të veshura në ngjyrë të bardhë.
Ndjekësit i kanë komplimentuar menjëherë duke lënë një sërë komentesh për pamjen e tyre të ëmbël.
Kujtojmë se Ariana dhe Ermali janë prindër edhe të 3 fëmijëve të tjerë./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/CFHiCXTBno4/?igshid=15dx7iguu7l0t