Ariana Grande është një nga këngëtaret më të komentuara për jetën e saj private.
Së fundmi 26-vjeçarja është parë në shoqërinë e një prej ish të dashurve të saj, Big Sean, i cili është përmendur edhe në këngën e saj ‘Thank U, Next’. Ata janë parë bashkë në një studio muzikore në Los Angeles. Pasi qëndruan për një kohë të konsiderueshme bashkë u larguan me makinë.
Grande dhe Big Sean kanë qenë në një lidhje për rreth 1 vit deri në momentin që u ndanë në vitin 2015. Nga kënga që Ariana publikoi ‘Thank U, Next’, u vu re se midis dyshes nuk ka më asnjë problem.
Ata mund të jenë gjithashtu duke krijuar një video të re muzikore, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke lënë pas të shkuarën e tyre./revistawho.com