Këngëtarja e njohur, Ariana Grande dhe bashkëshorti i saj Dalton Gomez po divorcohen.
Burime pranë këngëtares së “7 Rings” dhe agjentit të pasurive të patundshme luksoze thonë se ata janë ndarë që nga janari por kanë mbetur miq”, shkruan PageSix.
“Ata erdhën në një vendim së bashku. Ata kishin probleme para janarit, por duan të mbeten miqtë më të mirë”, thanë burimet.
Gomez, 27 vjeç, vizitoi Grande, 30 vjeçe, në xhirimet e “Wicked” në Londër në një përpjekje të fundit për të shpëtuar martesën e tyre, por “nuk funksionoi”, kanë shtuar burimet.








