“Thank you, next” thotë Ariana në këngë, por mesa duket edhe në jetën reale! Këngëtarja nuk ka humbur kohë dhe 3 ditë pasi u konfirmua ndarja e saj nga Dalton Gomez, ajo ka nisur një lidhje të re. Mediat e huaja raportojnë se Ariana është në lidhje me aktorin Ethan Slater.
Madje në rrjet kanë nisur të qarkullojnë edhe foto të tyre bashkë.
Ethan thuhet se është ndarë nga gruaja e tij, Lilly Jay, me të cilin ka një djalë.
Kujtojmë që Grande nga ana tjetër u divorcua nga Gomez pas dy vitesh martesë.









