Këngëtarja e njohur Ariana Grande ka marrë vëmendjen e të gjithëve me këngët e publikuara së fundmi, por jo vetëm. Ajo ka rrëfyer në një intervistë për hitin ‘Thank U Next’ se lidhja e saj me Pete Davidson ka qenë plot ulje dhe ngritje dhe shumë u habitën. “Njëherë ishim bashkë njëherë ndaheshim, kemi pasur një lidhje me ulje dhe ngritje të vazhdueshme. Nuk e dija çfarë do ndodhte dhe u kthyem bashkë. Pastaj nisën fjalët për martesë dhe ne nuk dinim çfarë të bënim. Në fund u ndamë”,-është shprehur Ariana.
Këngëtarja dhe ish-i fejuari Pete Davidson janë ndarë prej muajsh dhe komediani i njohur ka nisur një marrëdhënie tjetër me një femër më të madhe në moshë./revistawho.com