Një romancë e re në “Dance With Me”? Kjo ka qenë tema e ditës, që pas publikimit të fotos së këngëtares Arilena Ara, e ulur në prehrin e DJ Sardit. Në pamje të parë fotoja është tejet e dyshimtë dhe komprometuese, madje edhe vetë moderatorja Alketa Vejsiu ka zgjuar dyshimet për këtë raport, teksa ka ngritur pyetjen “Çfarë po ndodh?”. Por realisht, çfarë po ndodh dhe cila është e vërteta e marrëdhënies së tyre? E pyetur nga “Bluetooth”, Arilena ka treguar se me Sardin janë thjesht miq. “Nuk kam asnjë marrëdhënie dashurore me Sardin për momentin. Jemi thjesht miq të mirë dhe nuk ka asgjë më shumë mes nesh sesa miqësia. Fotoja është bërë pak minuta para fillimit të live-shoë; ai është momenti ku ne pozojmë para aparatit, pa e vrarë mendjen shumë për pozicionin apo vendin, pasi jemi nën trysninë e kohës”, – ka thënë ajo.