Aktorja e njohur, Arjola Demiri ka treguar në intervista të ndryshme se ka pasur një marrëdhënie plot me probleme me ish-bahskëshortin e saj, megjithatë ndihet e lumtur se ka 3 fëmijë, me të cilët kalon ditët më të lumtura.
Përpos këtyre momenteve, Arjola ka hasur edhe momente shumë delikate me fëmijët dhe këto momente i ka ndarë në emisionin ‘E ardhmja është vajzë’ me Ermira Caushollin.
Demiri ka rrëfyer mes lotësh se si nuk ndihej e përmbushur edhe kur shkëlqente në skenë, pasi njërën prej vajzave, Helgën nuk e kishte pranë vetes. Arjola ka treguar gjithashtu se prindërit e kanë mbështetur për një kohë të gjatë, por ka qenë e vështirë çdo gjë pasi si grua, si nënë ajo ndodhej në pikën zero pas një divoric të vështirë dhe i duhej të kujdesej për gjithçka.
“Duke e nisur këtu sakrificën për të tre, duke u gjendur e pambështetur ekonomikisht sepse kisha qëndruar te familja ime pas divorcit. Ata më hapën derën dhe mbajtën mbi supe zhvillimin dhe rritjen e të katërtve ne, sepse unë gjendesha në pikën 0 të stadit tim si femër, si nënë, si grua. Një periudhë shumë e vështirë psikologjike”, ka pohuar ajo.
Më tej Arjola ka shtuar se si mungesa e së bijës i shkaktoi një gjendje të rëndë, të cilën vendosi ta marrë më vonë, në formën jo më të mirë të mundshme.
“I lashë për rreth 18 muaj derisa fëmijët kërkuan që unë të kthehesha sepse donin praninë time. Kur kthehem, pranë meje vjen Alesia dhe Rubini. Helga refuzonte të vinte. Ka qenë një vit i gjatë, i dhimbshëm, sepse nuk e gjeja dot forcën të shkoja dhe të përballesha me fëmijën tim. E kam kërkuar një herë te shkolla dhe më refuzoi dhe kishte ardhur momenti që gjykata të vendoste që Alesia dhe Rubini të qëndronin me mua, ndërsa Helga të qëndronte me të atin. Arriti një moment që nuk po duroja dot më. Ndoshta për muaj e muaj kisha dëshiruar ta shihja në ëndërr dhe nuk më dilte. Dhe pikërisht atëherë kur unë po përjetoja suksesin më të madh timin në karrierë, Helga mungonte. Duke ndjerë një dhimbje të madhe për mungesën e Helgës në jetën time, por edhe unë jetën e saj, duke menduar që ndoshta ajo kishte të drejtë për këtë periudhë që unë e kisha lënë vetëm që të ringrihesha dhe të fuqizohesha ekonomikisht vetëm për hir të tyre, kisha një muaj të vështirë”, ka treguar aktorja.
Më tej ajo ka zbuluar se si vendosi ta riftojë vajzën e saj, Helgën, duke e “rrëmbyer” një ditë nga shkolla.
“Kam bërë një veprim që ndoshta të gjitha nënat mund ta bëjnë, kam shkuar dhe kam rrëmbyer fëmijën tim. U zgjova në mëngjes dhe e pashë në ëndërr që ajo ishte në një sallë reanimacioni. E prita të kthehej nga shkolla dhe ndoshta është vendimi më i mirë që kam bërë për ta marrë atë pranë vetes. Ndoshta si kjo histori ka shumë, por dua që në historinë time ta gjejnë veten të gjitha ato që janë gjendur dhe janë ndjerë si unë. Ka qenë një periudhë shumë e vështirë, por e kalur. Mund të them që ky ka qenë momenti më i vështirë në jetë, kur unë mora fëmijën tim, një fëmijë që refuzonte të më dëgjonte, të cilit i thashë ‘ke të drejtë. Unë kam gabuar shumë, por dua të më japësh edhe një shans’. Falë Zotit, sot gëzoj kujdestarinë e të treve dhe jam shumë krenare për të tre”, ka përfunduar Arjola./revistawho.com








